By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh
Bota

Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh

admin
Last updated: 28/07/2026 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ndodhet sot në Qipro, në një përpjekje të fundit të mandatit të tij, për të gjetur një rrugë drejt ribashkimit të ishullit të ndarë prej 50 vitesh.

Pas mbërritjes, Guterres rikonfirmoi mbështetjen e OKB-së për komunitetet qipriote, në kërkim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjen e Qipros.

“OKB-ja nuk mund të imponojë paqen. Vetëm qipriotët, përmes udhëheqësve të tyre, mund ta ndërtojnë atë”, shkroi ai në platformën X.

Mandati i Guterres përfundon më 31 dhjetor. Gjatë vizitës së tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të takohet me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Më pas, ai do të zhvillojë një takim me liderin e qipriotëve turq dhe presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Tufan Erhürman.

Në mbrëmje është planifikuar edhe një darkë e përbashkët mes palëve.

Mediet qipriote e kanë quajtur këtë periudhë “momentin e së vërtetës”, pasi Guterres pritet të paraqesë nesër rezultatet e përpjekjeve të tij, në një konferencë për shtyp.

Sipas vëzhguesve politikë, pritshmëritë për progres konkret janë shumë të ulëta.

Rifillimi i një konference për Qipron, ku do të merrnin pjesë fuqitë garantuese të ishullit – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe – do të konsiderohej një sukses i madh.

Konferenca e fundit e këtij lloji, e zhvilluar në Zvicër në vitin 2017, përfundoi pa një marrëveshje.

Qiproja është e ndarë që prej vitit 1974, pas një grushti shteti nga nacionalistët greko-qipriotë dhe ndërhyrjes ushtarake të Turqisë.

Në vitin 1983 u shpall Republika Turke e Qipros Veriore, një entitet i njohur ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia.

Në vitin 2004, Bashkimi Evropian pranoi të gjithë ishullin e Qipros si anëtar, por ligji i BE-së zbatohet vetëm në pjesën jugore, e cila kontrollohet nga Republika e Qipros, e njohur ndërkombëtarisht.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PSG i vendos çmimin 170 milionë euro yllit të skuadrës
Next Article Pentagoni nis rishikimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?