By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pentagoni nis rishikimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pentagoni nis rishikimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë
Bota

Pentagoni nis rishikimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë

admin
Last updated: 28/07/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ushtria amerikane ka nisur rishikimin e paralajmëruar të pranisë së saj ushtarake në Evropë.

Elbridge Colby, zyrtari i tretë më i lartë në Pentagon, e përshkroi këtë proces si një “rishikim të vërtetë” në një postim sot në platformën X.

Colby tha se qëllimi i këtij rishikimi është të sigurojë që vendet evropiane të NATO-s të marrin përsipër përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Evropës, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të forcojnë ushtritë e tyre, në vend që të mbështeten kryesisht te SHBA-ja.

Zyrtari iu referua sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili e kishte njoftuar këtë rishikim gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel në muajin qershor.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tani përdor emërtimin “Departamenti i Luftës”.

Colby nuk dha detaje, se cilat pjesë të pranisë ushtarake amerikane në Evropë do të shqyrtohen.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve në qershor, përveç numrit të trupave amerikane, do të analizohen edhe numri i avionëve luftarakë, dronëve, avionëve furnizues me karburant dhe njësive detare të dislokuara në Evropë, me mundësinë e reduktimit të tyre.

Colby: Rishikimi do të marrë parasysh realitetet gjeopolitike dhe ushtarake

Sipas Colby, ky proces duhet të sigurojë që prania ushtarake amerikane në Evropë, të përputhet me strategjitë aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të bazohet në një kuptim të qartë të realiteteve gjeopolitike dhe ushtarake në botë.

Strategjia e re e mbrojtjes, e paraqitur nga presidenti Donald Trump në janar, thekson se megjithëse SHBA-ja synon të mbetet një aleat dhe partner i fortë i NATO-s dhe vendeve evropiane, prioriteti kryesor i saj është mbrojtja e territorit amerikan dhe frenimi i zgjerimit të ndikimit të Kinës.

You Might Also Like

50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë

Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

2026-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në BM

Norvegjia bëhet me Mbret të ri

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh
Next Article Deputeti i opozitës serbe akuzon qeverinë për “dorëzim strategjik” të Kosovës: Banjska është vula e tradhtisë, Radoiçiqit iu dha akti për të zbatuar atë politikë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?