By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hapet Panairi i librit – librat t’i kultivojmë si simbol i shpresës dhe dialogut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hapet Panairi i librit – librat t’i kultivojmë si simbol i shpresës dhe dialogut
Maqedoni

Hapet Panairi i librit – librat t’i kultivojmë si simbol i shpresës dhe dialogut

admin
Last updated: 18/04/2024 16:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Panairet e librave janë shumë më tepër se tregti me libra. Panairet janë shoqërim, por edhe bashkim i potencialit të madh kreativ. Në kohë të pasigurta, duhet t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë librat si simbol i shpresës dhe dialogut dhe si modernizim kreativ i botës si udhërrëfyes, porositi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila zyrtarisht e hapi edicionin e 36-të të panairit të librit në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ministrja potencoi se panairet në vitet e fundit u shndërruan në ngjarje edukative dhe kulturore të cilat japin mundësi për rrjetëzim, përmes kultivimit të lidhjeve mes autorëve, editorëve dhe faktorëve. Siç tha, ky vit Panairi i librit ka përmbajtje përmes të cilave do të arrijë akoma më larg dhe do të prekë tek publiku.

“Ministria e Kulturës si mbështetëse e kësaj feste të librit mbetet mike e madhe dhe mbështetëse e fuqishme e kësaj pasurie. Në konkurset vjetore nga viti në vit ishte impresiv numri i veprave të paraqitura gjithnjëe  më cilësore edhe nga autorë të rinj të vendit. Dhe kjo sinqerisht më gëzon, siç më gëzon edhe interesi i rritur për krijim të titujve të shumtë dhe publikimeve për fëmijë. Pa hamendje e marrin mbështetjen tonë sepse në këto kohë moderne në të cilat ka gjithnjë e më pak fjalë, ndërsa gjithnjë e më shumë shkurtesa dhe emotikonë rrëfyesit e tregimeve janë gardianë të arsimimit”, potencoi Kostadinovska Stojçevska.

Sipas ministres, gëzon edhe numri gjithnjë e më i madh i vizitorëve në Panairin e librit. Kjo, siç tha, vetvetiu flet shumë për raportin ndaj librit.

Daniella Gligorova, udhëheqëse e Panairit të Librit në fjalimin e vet sot përmendi se gjatë ditëve të panairit do të ofrojnë shumë argëtim dhe shoqërim, momente të gëzuara me libra të preferuar, autorë, por edhe avantura të reja të shkruara në faqet e librave të rinj me të cilat të gjithë vizitorëve do të largohen nga këtu.

Shkrimtarja Frosina Parmakovska në fjalimin e vet sot para hapjes zyrtare në Panair, tha se për adhuruesit e fjalës së shkruar, Panairi i librit çdoherë është festë e vërtetë.

Ajo, siç shtoi, është nga gjeneratat që janë rritur me magjinë e librit, por të cilët kanë pranuar pasuri letrare nga paraardhësit letrarë, themeluesit e letërsisë bashkëkohore të vendit.

Panairi i librit do të jetë i hapur për vizitorë deri më 24 prill, nën moton “Rrëfimi lexohet”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pendarovski me peticion për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE
Next Article FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?