By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj: Kosova në NATO, pastaj në OKB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj: Kosova në NATO, pastaj në OKB
Maqedoni

Haradinaj: Kosova në NATO, pastaj në OKB

admin
Last updated: 26/01/2025 16:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koalicioni “Për Kosovën Fituese”, ka vazhduar fushatën elektorale para përkrahësve në Malishevë. Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se Kosova do siguri të përjetshme. “Ne duam siguri të përjetshme, me Kosovën në NATO. Kosova do të hyjë në NATO. Kur je në NATO, bëhesh edhe anëtar i OKB-së”, tha ai.

Haradinaj nga Malisheva premtoi rritje pagash e rritje pensionesh.

“Po, pensionet. Po, pagat. Po, kategoritë e lirisë, një herë e përgjithmonë do të dalin në dritë. Po, do të zhvillohemi ekonomikisht, do të ketë investime. Shëndetësinë e arsimin do ta bëjmë si duhet, ju siguroj për këtë. Polici e ushtari nuk do të shohin sa i kanë të tjerët rrogat, por të gjithë përreth do t’i marrin lakmi për pagat e tyre. Po, njëjtë edhe mjekut, mësuesit e të tjerëve”, tha ai.

Ndërkaq, Fatmir Limaj kryetar i Nismës, pjesë e këtij koalicioni tha se Malisheva është bashkuar në projektin e madh, projektin e Kosovës fituese. Ai tha se, Malisheva po kthehet fuqishëm në parlament.

“Ne po vijmë. Kosova fituese po vjen, për ta kthyer Malishevën, ashtu siç i ka hije. Sa herë Llapusha është rreshtuar në shërbim të vendit, Kosova ka fituar, shqiptarët kanë fituar. Votoni numrin 137 votoni koalicionin fitues”, tha ai.

Ndërkaq, Nuredin Lushtaku nga Lista Ideal, të bashkuar rreth koalicionit “Për Kosovën Fituese”, u tha simpatizantëve se në garën zgjedhore të 9 shkurtit ia vlen t’i bashkohen atyre, sepse, tha ai, ka njerëz me vlera.

Ndërkaq, në këtë ngjarje, Ramush Haradinaj ndau dekoratë për Fatmir Limajn me motivacionin “Për kontribut të shquar në çështjen kombëtare”.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidenti bjellorus paralajmëron se kthimi i Trumpit mund të “shkaktojë probleme” për Evropën
Next Article Manastirliu në Romë: Vota historike e diasporës, kontribut për të vijuar rrugën e Shqipërisë në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?