By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita
Maqedoni

Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita

admin
Last updated: 10/02/2025 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas procesit të votimit më 9 shkurt.

Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin që ka arritur në këto zgjedhje dhe se gara ka qenë e ashpër.

“E pranoj që gara ka qenë e ashpër, jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën Fituese. Edhe pse jemi në rezultatet preliminare të 90% të votave të numëruara, kanë mbetur edhe votat e diasporës dhe ato me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do të mbështes krijimin e një qeverie nga partitë opozitare

“Kam qenë i drejtpërdrejtë ndaj mashtruesit dhe qeverisë mashtruese që udhëheq Kosovën. Unë mendoj se është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës asesi me Vetëvendosjen, dhe z.Kurtin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të reflektojë rreth këtij rezultati, të cilin e quajti të pamjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën, për siç tha ai proceset që kemi para vetes.

“Do të vazhdojmë këtë rrugëtim që ti japim Kosovës qeverinë opozitare Kisha pas dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të madh të opozitës. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet e cila edhe pas 4 viteve nuk arriti të mbajë votat e veta”, tha Haradinaj.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burgim të përjetshëm për vrasësin e shipjanes Emilija Pesheva, kërkuan prokurori dhe familja
Next Article Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse “e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?