By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hasani: Forcim i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hasani: Forcim i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës
Shqipëri

Hasani: Forcim i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës

admin
Last updated: 27/08/2024 09:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndau sot disa nga momentet e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ku theksoi ai sot do të diskutohet mbi gjeopolitikën në rajon dhe forcimin e diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës.

Në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” ku përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili ofron një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

Konferenca e Ambasadorëve u rikthye pas tetë vitesh, ku përgjatë tre ditëve të zhvillimit në Tiranë do të diskutohet mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë e Shqipërisë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor, integrimin në Bashkimin Europian.

Kryediplomati Igli Hasani ka theksuar se, kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike.

Ministri Hasani ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama, për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen e tij sllovene Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jennifer Lopez duket e gatshme për të vazhduar jetën e saj pas kërkesës për divorc nga Ben Affleck. “Ajo po bën më të mirën që mundet”, thotë një burim i afërt me këngëtaren për revistën People. “Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që Ben vendosi të hiqte dorë nga martesa dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë pas atë. Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte t’i zgjidhte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin”, ka thënë një burim. “Pas dorëzimit të kërkesës për divorc, ajo duket e lehtësuar. Familja dhe miqtë e saj bien dakord se ishte vendimi i duhur. Është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithmonë del fitimtare”, shton më tej burimi. Si për kujtesë, Lopez bëri kërkesë për divorc për dy vjet në Los Angeles të martën, më 20 gusht, që përkon në përvjetorin e Affleck dhe martesën e saj në Riceboro, Georgia në vitin 2022. Divorci erdhi pas muajsh spekulimesh për problemet e tyre në martesë. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Së bashku me dokumentet e divorcit, Jennifer paraqiti edhe një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj. Edhe pse të gjithë e njohin prej dekadash vetëm si Jennifer Lopez, prej vitesh ajo nuk quhet e tillë. Gjegjësisht, këngëtarja mori mbiemrin e Benit, kështu që emri i saj ligjor ishte Jennifer Lynn Affleck për dy vitet e fundit. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Dyshohet se problemet kanë nisur tashmë në muajin e tyre të mjaltit në Liqenin e Komos, Itali.
Next Article Më freskët mëngjesin e sotëm në Berovë dhe Llazaropole

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?