By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hasani në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hasani në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Shqipëri

Hasani në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 04/12/2024 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte, si dhe takimi përmbyllës i një viti të rëndësishëm për Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shënoi 75-vjetorin e themelimit të saj.

Në ndërhyrjen e  tij, ministri Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike, si “gur themeli” të NATO-s.

Ministri bëri me dije se, Shqipëria po investon aktualisht 2.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa po punohet për arritjen e 3% të PBB, deri në vitin 20230.

Në kuadër të miratimit të raportit dyvjeçar të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ministri Hasani theksoi nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, për të kundërshtuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare dhe për të përforcuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse.

Ministrat e Jashtëm miratuan një sërë dokumentesh për çështje të ndryshme të Aleancës, veçanërisht sa i përket ecurisë së vënies në jetë të vendimeve të rëndësishme të dakordësuara nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive në Samitin e Uashingtonit (9-11 Korrik 2024), si edhe nisjes së  përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Hagë, në 24-25 qershor 2025.

Në fokus të takimeve, ku ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas ishte dhe vijimi i mbështetjes të vendeve aleate për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm aleatë gjatë takimit me homologun e tyre ukrainas Andri Sybiha, në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë (NUC), theksuan mes të tjerash mbështetjen e plotë për Ukrainën, për sa kohë të jetë e nevojshme në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.

Një sesion tjetër iu dedikua situatës në kahun jugor të Aleancës, ku ishte i ftuar dhe Mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij, Abdullah II.

Vendet aleate theksuan forcimin e partneriteteve ekzistuese të NATO-s me vendet në krahun e saj Jugor, të ndikuara më së fundi nga konflikti në Gaza, si edhe në dritën e vendimeve të marra nga Liderët në Samitin e Uashingtonit, ku NATO caktoi një Përfaqësues të Posaçëm për Jugun.

Po ashtu, Ministrat e vendeve aleate diskutuan dhe mbi qasjen strategjike të Aleancës ndaj Rusisë, masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për adresimin e kërcënimeve të gjithanshme të sigurisë, përfshirë këtu edhe kërcënimet hibride.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK, punë e të gjithëve
Next Article Rama: Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?