By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hetim kundër një personi tjetër për zjarrin në “Puls” të Koçanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hetim kundër një personi tjetër për zjarrin në “Puls” të Koçanit
MaqedoniTOP LAJM

Hetim kundër një personi tjetër për zjarrin në “Puls” të Koçanit

admin
Last updated: 09/06/2025 10:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Me procedurën hetimore për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin është ngritur hetim për – krime të rënda kundër sigurisë publike. Për personin janë siguruar prova se ai është personi përgjegjës, pronari i vërtetë i personit të dyshuar juridik – Agjencia për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi. Sipas provave, ai ka menaxhuar me ndërmarrjen afariste dhe tërë veprimtarinë e agjencisë, së bashku me menaxherin e dyshuar më parë dhe personin e autorizuar të degës në Koçan. Personi është arrestzar dhe për të do të kërkohet masë e paraburgimit.

“Me procedurën hetimore për zjarrin në diskoteken e Koçanit “Puls” është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin është filluar hetim për – Krime të rënda kundër sigurisë publike sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova sipas të cilave i dyshuari tani është përcaktuar të jetë personi përgjegjës – pronari i vërtetë i personit të dyshuar juridik – një agjenci për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi, Prokuroria Publike Republikane.

Personi menaxhointe me ndërmarrjen afariste dhe të gjithë funksionimin e agjencisë, së bashku me menaxherin e dyshuar më parë, si dhe personin e autorizuar të degës në Koçan.

“Ato pa lidhur kontratë me shfrytëzuesin e shërbimit Kabare PULS Koçan, gjatë vitit 2025 kanë siguruar siguri për pronën dhe personat për klubin. I dyshuari i ri vazhdimisht ka menaxhuar në mënyrë aktive me planin dhe metodën për ofrimin e shërbimit të sigurisë përmes personit juridik. Së bashku me të dyshuarit që ishin punësuar si roje sigurie, në kundërshtim me disa nene të Ligjit për Sigurinë Private, pa asnjë vlerësim paraprak të sigurisë dhe plan sigurie, si dhe pa kontrolluar kushtet e mbrojtjes nga zjarri dhe rrezikut nga zjarri, pa kontrolluar kushtet e sigurisë në kabare në aspektin e pronës dhe njerëzve, veçanërisht në aspektin e rrezikut dhe mundësisë së evakuimit, gjatë mbrëmjes kur shpërtheu zjarri, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për mbushjen e kapacitetit për vizitorët në objekt, nuk kanë penguar hyrjen dhe përdorimin e materieve shpërthyese – mjeteve piroteknike nga anëtarët e grupit muzikor, gjë që shkaktoi zjarrin, i cili rezultoi me vdekjen e 62 personave, lëndime të rënda trupore për 157 persona dhe lëndime të lëhta trupore për 54 persona, shpjegojnë nga Prokuroria.

Bazuar në një urdhër gjykate, dje u krye bastisje në dy lokacione në Shkup dhe Probishtip, si dhe në automobilin e të dyshuarit, gjatë së cilës u sekuestrua dokumentacion i gjerë që lidhet me personin juridik dhe pajisje elektronike.

Personi është privuar nga liria dhe, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe bazat ligjore, prokurori publik sot do t’i paraqesë gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Java e Krenarisë nis sot në Prishtinë nën moton “Asnjë Hap Mbrapa”
Next Article BDI: Zgjedhjet e ardhshme po shndërrohen në një referendum kundër një Maqedonie të Veriut të izoluar, të ndarë dhe të korruptuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?