By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hetimi i krimit zgjedhor, Dumani: Askush s’duhet të ketë frikë sa kohë përmbush detyrimet ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hetimi i krimit zgjedhor, Dumani: Askush s’duhet të ketë frikë sa kohë përmbush detyrimet ligjore
Shqipëri

Hetimi i krimit zgjedhor, Dumani: Askush s’duhet të ketë frikë sa kohë përmbush detyrimet ligjore

admin
Last updated: 21/02/2025 16:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani prezantoi sot strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit.

Dumani u shpreh se, “askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese dhe askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrave të tij”.

Ne, theksoi ai, “jemi institucion i ndjekjes penale dhe është detyrim kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për t’u trajtuar si një fakt penal ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekje penale dhe të kryejmë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të duhura hetimore në funksion të ngritjes së një akuze të suksesshme”.

“Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojë në normalitetin e tyre të përditshëm, sa kohë nuk janë në shkelje të ligjit”, tha Dumani.

Kreu i SPAK u shpreh se ka një bashkëpunim shumë të mirë me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në përgjithësi, por edhe në mënyrë të veçantë sa i takon hetimit të krimit zgjedhor, ku shtoi ai, “kemi rënë dakord për të përmirësuar këtë bashkëpunim duke ravijëzuar, përcaktuar dhe mënyrën konkrete sesi do të trajtohen rastet që do të paraqiten para zyrës tonë apo zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të evituar dhe konfliktin e kompetencave dhe për t’u zgjidhur në kohë reale çështja e kompetencës, me qëllim që hetimi të vazhdojë”.

Sipas tij, zgjedhjet në vend janë të lidhura me shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.

Dumani theksoi se, “zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit me mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien, të cilat janë pjesë e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE-në”.

“Hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj, SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor, në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo”, tha ai.

“Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkombëtare, të OJQ, por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do t’i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, deklaroi Dumani.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti takoi Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe
Next Article Berisha: “Bonusi i pranverës” për pensionistët në kundërshtim me Kodin Elektoral

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?