By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hiopertensioni çdo ditë e më shumë po i prek edhe moshat e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hiopertensioni çdo ditë e më shumë po i prek edhe moshat e reja
MaqedoniShëndetësiTOP LAJM

Hiopertensioni çdo ditë e më shumë po i prek edhe moshat e reja

admin
Last updated: 12/01/2025 16:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 janar – Mbi 40 për qind e popullsisë në vend vuan nga sëmundja e hipertensionit, ndërsa kardiologët e quajnë atë vrasës të heshtur. Të dhënat e fundit nga udhëzuesi i Shoqatës Evropiane tregojnë se vendet e Evropës Lindore, përfshirë Maqedoninë janë në zonën e rrezikut të lartë, ku si problematike është theksuar diagnostikimi i vonshëm i tensionit dhe neglizhimi i tij.

“Është një patologji e cila në Maqedoni përderisa bëjmë klasifikimin në njerëzit e rritur mbi 18 vjeç, mendohet se mbi 40 për qind e popullatës, edhe pse mendoj se kjo shifër mund të jetë shumë më i lartë, nëse i marrim vendet e Evropës, aty shohim se Kroacia është në vendin e parë rreth 30 për qind e popullatës për tension, kurse tek ne nga studimet, nga të dhënat të cilat i kemi në sistemin Termini im shohim se kjo përqindje është 40 për qind, megjithëse mendoj se një pjesë e madhe është akoma e pa dignostifikuar”, tha Vegim Zhaku, kardiolog.

Nga kjo sëmundje, përveç moshave më të rritura, rrezikojnë të preken edhe të rinjtë.

“Nuk mund të themi se kjo është një sëmundje e cila privilegjon të rinjtë dhe kap më tepër moshën e mesatare ose moshës së shtyer, kemi të dhëna që hipertensioni detektohet qysh në fëmijëri, dhe udhëzuesit e fundit të Shoqatës së Kardiologëve të Evropës rekomandojnë skriningun e të gjithë fëmijëve të paktën një herë në vit të cilët kanë dy prindër me hipertension, pra nëse nëna dhe babai janë të diagnostikuar dhe marrin terapi, ai fëmijë duhet të skrinohet sepse gjasat që hipertensioni ta zhvillojë qysh në moshë të re janë shumë të rritura”, tha Vegim Zhaku, kardiolog.

Sipas të dhënave të Instituti të Shëndetit Publik në vitet e fundit vdekshmëria si pasojë e hipertensionit është mbi 1 mijë persona, ndërsa numri më i madh i tyre është i gjinisë femërore.

“Në tre vitet e fundit numri i vdekjeve si pasojë e hipertensionit kalon mbi 1 mijë persona. Në vitin 2021 gjithsej 2.530 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e hipertensionit, prej të cilëve 1.147 kanë qenë burra dhe 1.383 gra. Në vitin 2022 gjithsej 1.642 persona kanë ndërruar jetë nga hipertensioni, prej tyre 760 burra dhe 882 gra. Në vitin 2023, janë regjistruar 1.492 raste të vdekjeve nga hipertensioni, ku 658 ishin burra dhe 834 gra”, tha Instituti i Shëndetit Publik.

Një ndër simptomat e hipertension janë kokëdhimbja, shikimi i turbulluar, marramendja, dhimbje në pjesën e pasme të qafës dhe çrregullimi i ritmit të zemrës.
Kardiologët rekomandojnë që të paktën një herë në vit të bëhen kontrolle, ushqim sipas udhëzimit të mjekëve dhe aktivitete fizike prej 150 minutash.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apple dhe Google gjobiten për aplikacionin e përdorur gjerësisht: Mendohuni dy herë përpara se ta instaloni – këtu është problemi
Next Article Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?