By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hita në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë, forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hita në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë, forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë
Shqipëri

Hita në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë, forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë

admin
Last updated: 01/10/2026 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Në kuadër të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere, me fokus forcimin e bashkëpunimit policor, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e bashkëpunimit operacional.

Hita zhvilloi takime me drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Spanjës dhe Finlandës, me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Policisë së Sllovenisë, Komisioneren e Policisë së Holandës, Drejtuesen e Lartë të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të ShBA-së, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Suedisë, Izraelit dhe Moldavisë.

Gjatë takimeve, Hita përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik, terrorizmit dhe krimeve ndërkufitare.

Nga ana e tyre, homologët vlerësuan profesionalizmin dhe kontributin e Policisë së Shtetit në përpjekjet e përbashkëta kundër kriminalitetit, si dhe besimin e ndërsjellë tashmë të konsoliduar, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

“Jemi përballë një krimi gjithnjë e më të organizuar dhe ndërkombëtar, ndaj edhe përgjigjja jonë duhet të jetë e përbashkët, e shpejtë dhe pa barriera. Policia e Shtetit shqiptar mbetet maksimalisht e angazhuar për të konsoliduar urat e bashkëpunimit operacional dhe informativ me partnerët, me koordinimin e EUROPOL-it, INTERPOL-it dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, me qëllim përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të mbështetet në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, koordinimin operacional dhe veprimin e përbashkët”, tha Hita.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoqata e Prokurorëve për ndryshimet në Kodin Penal: Rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore
Next Article PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: Ta lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?