By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Hapet thirrja për trajnimin e përfituesve të ndihmës sociale, synohet integrimi në tregun e punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti: Hapet thirrja për trajnimin e përfituesve të ndihmës sociale, synohet integrimi në tregun e punës
Kosovë

Hoti: Hapet thirrja për trajnimin e përfituesve të ndihmës sociale, synohet integrimi në tregun e punës

admin
Last updated: 20/07/2026 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar se është publikuar Thirrja Publike për Ofrimin e Programeve të Zhvillimit të Aftësive për përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale, me synim lehtësimin e integrimit të tyre në tregun e punës.

Hoti ka bërë të ditur se përmes kësaj nisme synohet që qytetarëve të aftë për punë t’u krijohen mundësi konkrete për të fituar një profesion, për t’u punësuar dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.

“Sot kemi publikuar Thirrjen Publike për Ofrimin e Programeve të Zhvillimit të Aftësive për Përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale, me qëllim që të lehtësojmë integrimin e tyre në tregun e punës. Synimi ynë është i qartë, qytetarëve të aftë për punë t’u krijojmë mundësi reale për të fituar një profesion, për t’u punësuar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për familjet e tyre. Gjatë zbatimit të Projektit për Reformën e Asistencës Sociale kemi identifikuar se një pjesë e përfituesve kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm të shkathtësive profesionale dhe për programe trajnimi të përshtatura me kërkesat e tregut të punës”, thuhet në postim.

Tutje ai ka shkruar se trajnimet do të organizohen në profesione që kërkohen realisht në tregun e punës, në të shtatë rajonet e Kosovës.

“Ato do të përmbajnë së paku 200 orë mësim teorik dhe praktik, certifikim profesional, si dhe mbështetje konkrete për punësim. Ftoj të gjithë ofruesit jopublikë të trajnimeve, të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ose nga institucione ndërkombëtare të akreditimit, që të aplikojnë deri më 7 gusht 2026, në orën 16:00. Kjo reformë krijon një qasje tjetër të shtetit ndaj mbrojtjes sociale. Nga mbështetja vetëm për të përballuar muajin, te krijimi i mundësive për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, ka shkruar Hoti.

You Might Also Like

Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eliza Hoxha: Takimet janë kthyer në lojë taktike, VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Sot kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Protestuesit mblidhen te Kuvendit të Shqipërisë, personalizojnë vezët me emrat e deputetëve
Next Article Shkëlqeu në Kupën e Botës, ylli i Anglisë kërkon t’i bashkohet gjigantit italian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?