By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Grubi, simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së në 10 vitet e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha: Grubi, simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së në 10 vitet e fundit
Maqedoni

Hoxha: Grubi, simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së në 10 vitet e fundit

admin
Last updated: 24/02/2026 12:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha në intervistën për MCN TV ka thënë ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ka qenë simbol i keqqeverisjes së BDI-së në këto 10 vitet e fundit, sa ai ka qenë në pozita të larta të partisë.

“Kjo do të varet nga vetë z. Grubi. Arsyeja pse dorëzimi i tij nuk është vetëm lajm i ditës, por është një moment që nxjerr në pah një të vërtetë për një qeverisje të tërë. Ai ka qenë simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së për të paktën në 10 vitet e fundit sa ai ka qenë në pozita të larta partiake”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, mbetet të shihet nëse ai do të mbajë përgjegjësi për veten, apo do të flasë edhe për të tjerët.

“Tani për tani mbetet të shihet një gjë e tillë se a do të mbajë përgjegjësi për veten, apo do të flasë edhe për ata që kanë urdhëruar apo mbrojtur apo edhe për ata të cilët kanë përfituar bashkë. Gjithmonë nëse verifikohet nga drejtësia”, ka thënë mes tjerash zëvendësministri i Bujqësisë, Hoxha.

Ka pasur edhe Gruba tjerë që kanë abuzuar me pushtetin

Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha në intervistën për MCN TV ka thënë se vetdorëzimi i ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi, vendin do ta ndihmonte kur të konstatohej fajësia dhe të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tij. Kjo, sipas tij do të ishte mirë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Sepse, siç shton Hoxha, besimi i qytetarëve në drejtësi do të kthehej vetëm nëse këta persona të cilët kanë abuzuar me pushtetin, marrin dënimin e merituar.

“Që të jemi të qartë në Maqedoni, nuk është vetëm Grubi, sepse ka pasur edhe shumë Gruba tjerë që kanë abuzuar me pushtetin dhe në momentin që drejtësia funksionon dhe këto të gjithë të cilët kanë keqpërdorur pushtetin, vihen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, atëherë rikthehet edhe besimi i humbur i qytetarëve në drejtësi dhe besimi në miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rutte, në përvjetorin e pushtimit rus: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë
Next Article Limani paralajmëron platformë 10-vjeçare: ASH drejt një marrëveshjeje të re shqiptaro-maqedonase
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?