By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes evropiane të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes evropiane të Shqipërisë
Shqipëri

Hoxha: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

admin
Last updated: 12/08/2026 13:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha vlerësoi sot rolin e të rinjve në zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se talenti, kreativiteti, energjia dhe vendosmëria e të rinjve janë të domosdoshme për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe gjithnjë e më evropiane.

Sipas tij, të rinjtë nuk janë thjesht përfitues të progresit, por kontribuues aktivë dhe bashkëkrijues të një shoqërie më demokratike, dinamike dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Hoxha kujtoi takimet e zhvilluara me nxënës dhe studentë në qytete të ndryshme të vendit që prej fillimit të mandatit të tij, duke i cilësuar ato si mundësi për dialog të hapur mbi aspiratat, ambiciet dhe shqetësimet e brezit të ri.

Në këtë kuadër, ai veçoi nismën “EU and You – Europe Starts at Home”, përmes së cilës, sipas tij, janë shkëmbyer ide, perspektiva dhe përvoja me të rinjtë në një kohë kur Shqipëria po avancon drejt objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri bëri të ditur se kjo nismë do të vijojë pas pushimeve të verës, duke u shtrirë në qytete të tjera dhe duke krijuar mundësi të reja për angazhim dhe dialog me të rinjtë në të gjithë vendin.

Hoxha vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e brezit të ri në Shërbimin e Jashtëm shqiptar.

Ai tha se këtë vit është ndërmarrë një proces i ri rekrutimi mbi bazën e meritës, me synim tërheqjen e profesionistëve më të mirë dhe investimin në kompetencë, profesionalizëm dhe ekselencë.

Sipas Hoxhës, afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian e bën edhe më të rëndësishëm rolin e të rinjve, pasi procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me institucionet, legjislacionin dhe negociatat, por edhe me përgatitjen e një brezi të ri që do të udhëheqë, inovojë dhe mbrojë vlerat mbi të cilat do të ndërtohet e ardhmja evropiane e vendit.

“Evropa nuk është thjesht destinacioni që synojmë të arrijmë. Mbi të gjitha, është standardi që duhet të ndërtojmë në shtëpi, çdo ditë, përmes institucioneve, shoqërisë dhe njerëzve tanë”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se zëri, talenti dhe vendosmëria e të rinjve kanë rëndësi për të ardhmen e vendit.

“E ardhmja e tyre është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e tyre është e ardhmja e Evropës”, përfundoi ministri Hoxha.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen
Next Article Berisha: Opozita do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?