By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin me Gjermaninë për politikat klimatike dhe mbrojtjen e natyrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin me Gjermaninë për politikat klimatike dhe mbrojtjen e natyrës
Maqedoni

Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin me Gjermaninë për politikat klimatike dhe mbrojtjen e natyrës

admin
Last updated: 19/09/2026 18:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zhabljak, 19 shtator argument.mk/ – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, ka zhvilluar takim me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Mjedisit, Veprimit Klimatik, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore të Gjermanisë, Bettina Hagedorn.

Takimi u zhvillua në margjinat e Takimit Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Mal të Zi.

Hoxha bëri të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën e politikave klimatike, mbrojtjes së natyrës dhe zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën e politikave klimatike, mbrojtjes së natyrës dhe zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e gjelbër dhe përpjekjet e përbashkëta për një zhvillim më të qëndrueshëm të rajonit.

“Theksova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme gjermane për zhvillimin e gjelbër dhe përpjekjeve të përbashkëta për krijimin e një të ardhmeje më të pastër, më të qëndrueshme dhe më rezistente për rajonin tonë”, u shpreh ai.

Hoxha tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë dialogun dhe bashkëpunimin me Gjermaninë në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe klimës.

“Vazhdojmë dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e fortë me Gjermaninë në realizimin e prioriteteve tona të përbashkëta të gjelbra”, përfundoi ministri.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensionet në Detin e Kuq, Greqia dhe Italia kërkojnë shtimin e anijeve luftarake kundër Huthëve
Next Article Kanceri nuk zgjedh, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?