By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra – Dollneni fiton infrastrukturë të re (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha: Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra – Dollneni fiton infrastrukturë të re (VIDEO)
Maqedoni

Hoxha: Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra – Dollneni fiton infrastrukturë të re (VIDEO)

admin
Last updated: 03/04/2026 15:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli – Shaqiri, sot realizuan një vizitë pune në Komunën e Dollnenit, ku kryen inspektim të projekteve që po realizohen, për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë vizitës u theksua se është duke u realizuar rikonstruimi dhe rregullimi i shtratit të lumit në Dereshtë, një investim me vlerë prej 11,8 milionë denarësh, i siguruar përmes “Kredisë Hungareze”, nga të cilat Ministria merr pjesë drejtpërdrejt me rreth 5,8 milionë denarë. Ky projekt është me rëndësi kyçe për mbrojtjen e popullsisë lokale dhe konfirmon përkushtimin për zhvillim të barabartë rajonal dhe mbështetje për komunat më të vogla që në të kaluarën kanë qenë të neglizhuara.

Paralelisht, në komunë po zhvillohet edhe ndërtimi i gypit furnizues nga sistemi rajonal “Studençica”, përmes të cilit vendbanimet Çërnilishtë, Slepçe, Brailovë dhe Desovë më në fund do të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pastër.
Në kuadër të vizitës, theks i veçantë iu kushtua edhe menaxhimit të mbeturinave. Tashmë janë dorëzuar 2.000 kosha mbeturinash për amvisëri dhe 50 kontejnerë, ndërsa deri në tetor të këtij viti pritet të dorëzohen edhe automjete të specializuara për mbledhjen e mbeturinave. Ky është një nga hapat e parë drejt krijimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm, pasi Komuna e Dollnenit është pjesë e Qendrës rajonale për menaxhimin e mbeturinave në Novaci të Manastirit– një nga tre qendrat e tilla që po krijohen në vend.
Ministri Hoxha theksoi se vazhdon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Bankën Evropiane për Investime, me qëllim sigurimin e zgjidhjeve afatgjata në menaxhimin e ujërave dhe përballjen me sfidat klimatike.

“Vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar dhe të investojmë aty ku është më e nevojshme – sepse vetëm kështu mund të realizohet transformimi i gjelbër që synojmë”, deklaroi ministri Hoxha.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / A do të dijë qeveria ta zbusë goditjen në ekonomi nga lufta në Lindjen e Mesme ?!
Next Article Rama: Të finalizohet sistemi i adresave, penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?