By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese
Shqipëri

Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese

admin
Last updated: 27/07/2026 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Pas mbylljes se seancës së paradites dhe planifikimit të një tjetër seance sot në 15:00 për kalimin në mënyrë të përshpejtuar të marrëveshjes së huas direkte prej 302 milionë dollarësh amerikanë të dedikuar për mbrojtjen nga SHBA, ka folur kryetari i PD, Sali Berisha.

Ai shprehet se PD nuk do ta votojë këtë ligj, pavarësisht se është pro kësaj marrëveshjeje me SHBA-në. Arsyeja është se sipas PD, kalimi në votim në mënyrë të përshpejtuar përbën shkelje kushtetuese.

“Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos shtetrrethim ndaj qytetarëve si të ishte Koreja e Veriut. Qindra zetorë nëpër katër anët e vendit janë ndalur në rrugë nga policia.

Kjo që ndodh brenda në parlament është një akt i turpshëm i Edi Ramës, që kërkon të kalojë ligjin me procedurë jo-kushtetuese. Ka një përcaktim në kushtetutë që nuk lejon kalimin me procedurë të përshpejtuar pa afat 1-javor. Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se Kushtetuta është letër e vdekur për të.

Ky është një sundimtar që nuk ka ligj e moral. Përse u zhduk nga çdo cep i parlamentit flamuri i NATO-s? Në një nga veprimet më të parë dha këtë urdhër. Ne nuk do të votojmë në procedura antikushtetuese në mënyrë absolute. Ne jemi pro kredisë, por kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me Kushtetutën”, shprehet Berisha.

You Might Also Like

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Agron Shehajt dhe referim në SPAK

Opozita: Po marrëveshjes me SHBA, jo mënyrës antikushtetuese të miratimit brenda ditës në Parlament

Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar
Next Article Toshkovski: Prej sot uji në Gostivar mund të shfrytëzohet për përdorim teknik, por jo edhe për pije
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?