By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar
Shqipëri

Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar

admin
Last updated: 27/07/2026 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit kërkojnë të çajnë kordonët e policisë dhe t’i afrohen institucionit.

Ndërkohë pak pas orës 10:00 ka nisur edhe seanca plenare, e fundit e këtij sesioni.

Në seancën e sotme plenare është hedhur në votim kërkesa e deputetit Agron Shehaj për zhvillimin e pyetje-përgjigjeve me kryeministrin Edi Rama për Porto Romanon dhe aeroportin e Vlorës.

Kjo kërkesë është rrëzuar, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar më pas projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh.

Pas kësaj PD ka kërkuar transparencë për marrëveshjen, pasi projektligji i depozituar në faqen e Kuvendit nuk ka asnjë relacion shoqërues siç deklarojnë ata.

Në përgjigje të kësaj, Kryetari i Kuvendit i ka ftuar ata të i fton të shkojnë ta lexojnë marrëveshjen pasi të firmosin për konfidencialitetin e saj.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyrojnë që t’ia shpërndash deputetëve; ti sot thua: “Shkoni, merreni në sekretari””, iu përgjigj Bardhi.

Sipas procedurave parlamentare, të premten parashikohet që të votohet të enjten, i parashikuar nga neni 83, pika dy e Kushtetutës:  Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Bardhi tha se “ky ligj do të rrëzohet si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese”.

“Nuk do të kalohet pa u lexuar plotësisht marrëveshja nga deputetë. Lexojeni dhe mos votoni asgjë pa lexuar”, tha Peleshi.

Më pas Peleshi ka njoftuar mbylljen e seancën, dhe rinisjen e seancës së radhës sot në ora 15:00, teksa deputetët e PD ka kundërshtuar duke u ngritur nga karriget dhe duke bllokuar foltoren.

You Might Also Like

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Agron Shehajt dhe referim në SPAK

Opozita: Po marrëveshjes me SHBA, jo mënyrës antikushtetuese të miratimit brenda ditës në Parlament

Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vezë e domate drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA
Next Article Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?