By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024
Shqipëri

Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024

admin
Last updated: 21/05/2025 11:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vendimi i qeverisë për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi përcakton procedurat që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procedurat e këtij vendimi zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara specifikon kur individët apo personat fizik përfitojnë fshirjen e masave administrative për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimi i masave prek ndërtimet pa leje apo pa njoftim paraprak të kryera për qëllime banimi ose për veprimtari të lidhura me prodhimin, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale në zonat rurale, përfshirë edhe objektet për mjete pune dhe inpute bujqësore. Vendimi përfshin gjithashtu edhe rastet e ndërtimeve që nuk respektuan rregullat gjatë pandemisë COVID-19.

Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa.

Individët apo subjektet që konstatojnë se masa administrative ndaj tyre nuk është fshirë nga sistemi, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore. Verifikimi i kërkesës kryhet nga struktura përkatëse, e cila ka 5 ditë kohë për të njoftuar refuzimin, në rast se nuk plotësohen kriteret. Subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.

Sipas vendimit, procesi i heqjes/fshirjes së masave përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, dhe kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

Në mungesë të aktit të ekspertimit, vlerësimi i tipologjisë dhe vendimmarrja për shfuqizimin bëhet nga një komision i posaçëm, ngritur me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT.

Ky vendim pritet të lehtësojë kryesisht barrën administrative për fermerët dhe sipërmarrësit në zonat rurale, duke u ofruar atyre një mundësi për formalizmi dhe integrim më të mirë në ekonominë bujqësore dhe zinxhirin e vlerës.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjiganti i kriptovalutave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që pritet t’i kushtojë rreth 400 milionë dollarë
Next Article Rama: Muzeu i Lundrimit në Shkodër, hapësirë unike e trashëgimisë dhe historisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?