By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I riu u filmua i dhunuar, policia e Tiranës sqaron ngjarjen: Ishte përfshirë në aksident
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > I riu u filmua i dhunuar, policia e Tiranës sqaron ngjarjen: Ishte përfshirë në aksident
Shqipëri

I riu u filmua i dhunuar, policia e Tiranës sqaron ngjarjen: Ishte përfshirë në aksident

admin
Last updated: 09/12/2024 10:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një i ri me shenja dhune në fytyrë mes efektivëve të policisë.

Policia sqaron se më datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti me drejtues shtetasin Fatjon Gjuzi, është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M., dhe më pas shtetasi Fatjon Gjuzi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shtetasen R. M., është rikthyer në vendngjarje dhe shtetasi Fatjon Gjuzi së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, shtetasi Gjuzi ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi Fatjon Gjuzi, është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar me nivel mbi normalen të alkolit.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit Fatjon Gjuzi ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.

Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hansi Flick kërkon të përdorë Frenkie de Jong në një pozicion të ri në mesfushë
Next Article Real Madridi po e konsideron seriozisht rikthimin e talentit spanjoll në skuadër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?