By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimaj: Më shumë të ardhura për pensionistët nga rritja ekonomike, 17 miliardë lekë mbështetje shtesë gjatë 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ibrahimaj: Më shumë të ardhura për pensionistët nga rritja ekonomike, 17 miliardë lekë mbështetje shtesë gjatë 2026
Shqipëri

Ibrahimaj: Më shumë të ardhura për pensionistët nga rritja ekonomike, 17 miliardë lekë mbështetje shtesë gjatë 2026

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 11:47
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Në një takim me pensionistët, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi masat e reja të qeverisë për rritjen e të ardhurave të pensionistëve, duke theksuar se performanca pozitive e ekonomisë shqiptare po përkthehet në mbështetje konkrete për shtresën e tretë.

Në fjalën e saj, ministrja u  shpreh se rritja ekonomike e viteve të fundit ka krijuar mundësinë që përfitimet të rishpërndahen tek qytetarët, veçanërisht tek pensionistët.

“Prej shumë vitesh kemi folur për dëshirën dhe nevojën për të rritur të ardhurat e pensionistëve. Qëllimi ynë ka qenë që rritja ekonomike të mos mbetet vetëm një shifër statistikore, por të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të pensionistëve”, tha ajo.

Ibrahimaj nënvizoi se gjatë pesë viteve të fundit ekonomia shqiptare ka shënuar rezultate pozitive, me rritje të të ardhurave buxhetore, të qarkullimit të bizneseve dhe të pagave, duke krijuar bazën financiare për një politikë më të fortë sociale në mbështetje të pensioneve.

Duke u ndalur te politika e pensioneve, ajo kujtoi se qeveria ka garantuar çdo vit indeksimin e pensioneve për të mbrojtur fuqinë blerëse nga inflacioni, ndërsa këtë mandat ka ndryshuar edhe skemën e bonuseve.

“Vendosëm që bonusi i pensioneve të mos jepej vetëm në fund të vitit, por të kthehej në një mbështetje mujore për pensionistët”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se objektivi i qeverisë mbetet që, në fund të mandatit, pensioni mesatar për qytetarët me vite të plota pune të arrijë në 400 euro, ndërsa për ata me vite të pjesshme pune në 220 euro, përmes politikës së kompensimit të të ardhurave dhe bonuseve mujore.

Ministrja bëri të ditur se politika e bonuseve mujore për vitin 2026 financohet me 10,4 miliardë lekë, ndërsa qeveria ka vendosur që çdo e ardhur shtesë e krijuar nga rritja ekonomike të rishpërndahet në favor të pensionistëve.

“Që në fillim të mandatit kemi deklaruar se çdo e ardhur shtesë, e krijuar si rezultat i rritjes ekonomike, do të shkojë për pensionistët”, deklaroi ministrja.

Në këtë kuadër, Ibrahimaj vuri në dukje se, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, ka nisur shpërndarja e bonusit të verës prej 5 000 lekësh, i cili u kalon mbi 777 mijë përfituesve të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare, njëkohësisht me pagesën e pensionit. Për këtë bonus janë vënë në dispozicion 3,9 miliardë lekë.

Sipas saj, së bashku me fondin për bonuset mujore dhe efektin e indeksimit të pensioneve, mbështetja shtesë për pensionistët gjatë vitit arrin në rreth 17 miliardë lekë, ose 170 milionë euro.
Ministrja Ibrahimaj theksoi angazhimin e qeverisë për të vazhduar rritjen graduale të pensioneve.

“Jemi të vendosur që të realizojmë objektivat që kemi përcaktuar dhe çdo e ardhur shtesë që do të gjenerohet nga ekonomia shqiptare do të rikthehet në mbështetje të pensionistëve shqiptarë”, deklaroi Ibrahimaj.

You Might Also Like

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur, disa të shoqëruar. Çahet gardhi metalik para Kuvendit. Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës

PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i marrin pensionistët

Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministrin Gonxhja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bojkovska: Janë siguruar 31,7 milionë euro nga Plani i Rritjes, pikërisht në pjesën e transformimit digjital
Next Article Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur, disa të shoqëruar. Çahet gardhi metalik para Kuvendit. Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

ASKUSH NUK E PRISTE! Brikena pajtohet me motrën e Mateos, harrohen të gjitha mosmarrëveshjet!
Showbizz
Hulumtim: 46 nga 81 komuna në sistemin elektronik nuk ka asnjë tender për sinjalizim horizontal
Maqedoni
Revizion në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare: Janë konstatuar mangësi në prokurimet dhe menaxhim
Maqedoni
Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?