By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimaj: Shqipëria synon 8,5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ibrahimaj: Shqipëria synon 8,5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030
Shqipëri

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8,5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

admin
Last updated: 02/10/2026 14:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në krijimin e më shumë vlere nga çdo vizitë dhe zgjatjen e sezonit turistik.

Në fjalën e saj në forumin “Future Hospitality Forum 2026”, që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, investitorëve, zhvilluesve dhe përfaqësuesve të markave ndërkombëtare të hospitality-t, Ibrahimaj tha se “turizmi shqiptar vijon të jetë një histori suksesi, ndërsa kërkesa ndërkombëtare tashmë është e konsoliduar dhe krijon mundësi të reja për investime.

“Vetëm tre vjet më parë, të ardhurat nga turistët ndërkombëtarë ishin 2,8 miliardë euro. Në vetëm dy vjet, këto shifra u dyfishuan. Vitin e kaluar, arritëm në 5,7 miliardë euro dhe mirëpritëm 12,5 milionë turistë”, deklaroi ajo.

Sipas Ibrahimajt, mes viteve 2023 dhe 2025 hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 23%, ndërsa të ardhurat nga turizmi u rritën me më shumë se 40%, çka sipas saj tregon se sfida e radhës është rritja e vlerës së gjeneruar nga çdo vizitë.

“Mundësia jonë nuk është më thjesht të tërheqim më shumë investitorë apo më shumë vizitorë. Është të krijojmë më shumë vlerë nga çdo vizitë”, u shpreh ministrja.

Ajo theksoi rëndësinë e zgjatjes së sezonit turistik, duke krijuar arsye që turistët të vizitojnë Shqipërinë edhe jashtë muajve të pikut të verës dhe të qëndrojnë më gjatë.

“Një arsye për të ardhur në tetor, në dhjetor, në mars, jo vetëm në korrik dhe gusht. Një arsye për të zbuluar plazhet tona, për të përjetuar malet, qytetet, ushqimin, verën, kulturën dhe trashëgiminë tonë”, tha Ibrahimaj.

Ajo vuri në dukje se kjo tendencë ka nisur të reflektohet në të dhënat e turizmit, pasi netëqëndrimet jashtë pikut të sezonit veror u rritën me pothuajse 80% mes viteve 2023 dhe 2025.

Sipas saj, një sezon më i gjatë turistik sjell përdorim më të mirë të kapaciteteve hoteliere dhe infrastrukturës, krijon vende pune më të qëndrueshme dhe përmirëson kthimin nga investimet.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu avantazhet që ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor, duke përmendur afërsinë mes bregdetit, zonave malore, qyteteve, trashëgimisë kulturore, gastronomisë, vreshtave dhe turizmit rural.

“Faza e ardhshme e turizmit shqiptar nuk mund të jetë thjesht ndërtimi i më shumë dhomave. Ajo duhet të jetë ndërtimi i një mikpritjeje më cilësore”, tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e markave, menaxhimit, shërbimit, teknologjisë, eksperiencave turistike dhe shpërndarjes ndërkombëtare.

Ministrja vuri në dukje se ndikimi i investimeve në turizëm shtrihet përtej sektorit të hotelerisë, duke përfshirë fermerët, prodhuesit shqiptarë të verës dhe ushqimeve, kompanitë vendase të shërbimeve dhe fuqinë punëtore të re.

“Sot, turizmi mbështet rreth 294 mijë familje në Shqipëri dhe kontributi i tij vlerësohet në 28% të PBB-së sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë”, deklaroi Ibrahimaj.

Duke folur për perspektivën e sektorit, ajo tha se deri në vitin 2030 të ardhurat nga udhëtimet ndërkombëtare mund të arrijnë rreth 8.5 miliardë euro, nëse vijon rritja e numrit të vizitorëve dhe njëkohësisht rriten të ardhurat me vlerë më të lartë për çdo vizitë.

“Jo thjesht një destinacion që zbulohet nga më shumë njerëz, por një destinacion ku njerëzit qëndrojnë më gjatë, përjetojnë më shumë dhe rikthehen”, përfundoi Ibrahimaj.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit
Next Article Rama: Krijojmë kushte ë ekselenca në turizëm të bëhet forcë më vete, investime të mëdha gati të vijnë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?