By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimi: Largimi nga VLEN-i, kalim tek BDI-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ibrahimi: Largimi nga VLEN-i, kalim tek BDI-ja
Maqedoni

Ibrahimi: Largimi nga VLEN-i, kalim tek BDI-ja

admin
Last updated: 17/04/2025 13:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale gjendjen në VLEN, respektivisht vendimin e ASH-Taravari që në zgjedhjet lokale të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, ndryshe nga VLEN, që do të shkojë me lista të përbashkëta dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave. Sipas Ibrahimit, largimi nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti Europian, apo tek BDI-ja.

“Që nga viti 2016, shqiptarët nuk kanë pasur zgjedhje ku partitë e tyre kanë garuar të ndara. Atëherë u tha, me të drejtë, se ndarja e dobëson zërin shqiptar dhe e fuqizon një forcë që e ka ndërtuar pushtetin mbi përçarje. Sot, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata. Pa dramatizime në rolin e viktimës, pa interpretime simbolike e pa ekzegjeza politike. Ky është realiteti politik. Çdo individ ose subjekt ka të drejtë ta zgjedhë rrugën e vet, por ne kemi detyrim që qytetarëve t’ua themi të vërtetën. VLEN-i nuk është thjesht një projekt partiak, por është një përgjigje ndaj një nevoje të madhe historike – bashkimi për t’i dhënë fund një realiteti që shqiptarët nuk e duan më. Në këtë rrugë, qartësia, besnikëria dhe transparenca nuk janë luks, por janë vlera që ndërtojnë besim dhe garantojnë ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Ndryshimin nuk e ndalin politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën
Next Article Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte mjedisore, komunat do të marrin rolin udhëheqës!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?