By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra
Bota

Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra

admin
Last updated: 13/11/2026 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ushington, 13 nëntor, argument.mk/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e çështjes së Kubës përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial, në janar të vitit 2029.

“Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem”, tha Trump në një intervistë me drejtuesin e radios Hugh Hewitt. Deklarata erdhi pasi gazetari e pyeti nëse presidenti po shqyrtonte mundësinë e “çlirimit të Kubës” përmes një ndërhyrjeje ushtarake.

Presidenti  Trump nuk dha detaje konkrete për mënyrën se si synon të veprojë, por tha se administrata amerikane po e ndjek nga afër situatën në ishull. Ai e përshkroi Kubën si një vend që po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike.

Ndërkohë, qeveria amerikane ka vendosur së fundmi një sërë sanksionesh të reja ndaj Kubës, duke përkeqësuar më tej krizën ekonomike dhe energjetike që vendi po përjeton prej vitesh.

Këto zhvillime kanë shtuar edhe emergjencën humanitare në shtetin e Karaibeve, ku jetojnë rreth 9,4 milionë banorë. Mungesa e energjisë elektrike, karburanteve dhe vështirësitë ekonomike kanë rënduar ndjeshëm jetën e përditshme të popullsisë.

Uashingtoni kërkon që Kuba të ndryshojë drejtimin ekonomik dhe politik, si dhe të distancohet nga fuqitë si Kina dhe Rusia. Administrata amerikane e justifikon këtë qëndrim me argumentet e sigurisë kombëtare.

Deklarata e presidentit amerikan nuk konfirmon një vendim për ndërhyrje ushtarake, por lë të hapur pikëpyetjen se çfarë hapash mund të ndërmarrë Uashingtoni ndaj Kubës gjatë viteve të mbetura të mandatit të tij.

You Might Also Like

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë

IEA: Tregu global i naftës me tepricë në T4 2026

EANA përjashton agjencinë ruse TASS dhe mirëpret agjencinë lituaneze ELTA

70 mijë efektivë në gatishmëri për protestat e nesërme

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Jam një copë m…’: Jensen Huang dukej i thyer dhe i shkatërruar, zbulohen detaje rreth orëve të fundit të tij si CEO i Nvidia-s
Next Article Hita me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias në Itali, forcim i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?