By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: IKTK: Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > IKTK: Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet
Shqipëri

IKTK: Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet

admin
Last updated: 23/01/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut, një atraksion turistik i Himarës, do t’i nënshtrohet restaurimit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vizituan kishën në kuadër të projektit të restaurimit të këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.

IKTK nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale thotë se, restaurimi do të sigurojë ruajtjen e vlerave të padiskutueshme të kësaj kishe dhe tejçimin e tyre brezave të ardhshëm.

Përveç bukurive që ofron bregdeti jonian, turistët që vijnë këtyre anëve mund të bëhen dëshmitarë edhe të bukurive të trashëgimisë kulturore, siç është kjo kishë. Kisha është ndërtuar brenda mureve rrethues të kalasë së Himarës, në kuotën më të lartë të saj dhe daton në fundin e shekullit X dhe fillimin e shekullit XI.

Muret e saj dëshmojnë disa faza ndërtimore, ndërsa pikturat murale pasbizantine ruhen ende në brendësi. Dikur Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut ka qenë seli e Peshkopatës së Himarës. Disa gjurmë në një pllakë guri datojnë në vitin 786, prandaj mendohet nga arkeologët se kisha është ndërtuar kryesisht në dy faza. Gjithsesi gjurmët në muret e saj tregojnë se janë bërë rindërtime të shumta. Kjo kryesisht prej sulmeve të shumta mbi kala dhe gjendjes së përkeqësuar të shumë ndërtesave ngjitur.

Kisha aktualisht vizitohet nga turistë të shumtë për vlerat që pasqyron në pikturat murale pasbizantine.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmi në një shkollë të Suharekës nga një qen i tërbuar, policia jep detaje
Next Article Vengu: Kontingjenti VII i anijes “Butrinti”, mision ndërkombëtar në detin Egje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?