By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave
EkonomiMaqedoni

Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave

admin
Last updated: 09/01/2025 12:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Shitja e automjeteve në Maqedoni vitin e kaluar ka arritur shifra rekord për vetura të reja, kamionë dhe autobusë, ndërsa rritje e madhe është shënuar edhe në importin e automjeteve të përdorura.

Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, gjatë vitit 2024 deri më 31 dhjetor janë importuar 54.651 vetura, prej të cilave 13.168 të reja dhe 41.483 të përdorura.

Krahasuar me të dhënat e viteve të kaluara, importet e makinave të reja vitin e kaluar arritën në shifra që nuk janë regjistruar kurrë më parë që nga viti 2009. Kjo është kryesisht për shkak të blerjes së makinave të reja. Për herë të parë që nga viti 2009, kur u importuan 10.574 makina të reja, është tejkaluar barriera prej 10.000 automjetesh.

Kjo paraqet rritje serioze krahasuar me vitin 2023, kur janë importuar gjithsej 43,212 vetura, nga të cilat 9,999 të reja dhe 33,213 të përdorura. Rritja është e dukshme edhe te automjetet e reja, me gati 30%, por edhe te automjetet e përdorura me pak mbi 25 për qind.

Në vitin 2022 janë importuar 8.790 vetura të reja dhe 23.381 vetura të përdorura, që është përqindje e madhe e rritjes së importit, përkundër faktit se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë asnjë subvencione nga shteti për blerjen e automjeteve të reja, qofshin ato me benzinë, me naftë apo elektrike, edhe pse automjetet e vjetra janë ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit jetësor.

Situata më e rëndë është me flotën e autobusëve, ku në vitin 2024 janë importuar vetëm 46 autobusë të rinj dhe 258 janë importuar si të vjetër.

Edhe pse është paralajmëruar në dy vitet e fundit, as qeveria e mëparshme dhe as kjo nuk kanë shprehur ndonjë synim për të shtrënguar masat për importin e automjeteve të përdorura, pra ndalimin e importit të atyre automjeteve që janë prodhuar para vitit 2009 dhe nuk përmbushin standardet EURO 5.

Partitë kryesore politike, nga ana tjetër, vetëm në mënyrë deklarative avokojnë për reduktimin e emetimeve të dëmshme nga gazrat e shkarkimit nga automjetet e vjetra.

Ndryshe, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2022 ishte 569.871, prej të cilave mbi 483.000 ishin vetura me targa të Maqedonisë. Ndërsa, në vitin 2022, Shkupi e ka tejkaluar numrin prej 200.000 automjetesh në rrugë sipas numrit të targave të lëshuara./

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konkurrentja që përfaqësoi Argjentinën në Miss Universe mbeti pa titull, pretendon se konkursi global ishte i manipuluar
Next Article Rama: Rekord i ri në realizimin e buxhetit sivjet, përkundër bllokadave nga qeveria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?