By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Infektimi i foshnjës me HIV në spital, habit prokuroria: Edhe nëse do të hetonim më shumë…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Infektimi i foshnjës me HIV në spital, habit prokuroria: Edhe nëse do të hetonim më shumë…
Shqipëri

Infektimi i foshnjës me HIV në spital, habit prokuroria: Edhe nëse do të hetonim më shumë…

admin
Last updated: 05/02/2025 23:05
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Në pjesën e parë dhe të dytë trajtuam raste flagrante të të miturve që kanë rënë viktima të dhunës dhe papërgjegjshmërisë së të rriturve. Tani, do të fokusohemi në një ngjarje e cila mbart ende plot mister, e investiguar gjerësisht nga Inside Story dhe Top Channel edhe më herët. Do të mundohemi të hedhim dritë mbi rastin e fëmijës 1-vjeçar të diagnostikuar me HIV AIDS pas lindjes në maternitetin “Nëna Geraldinë” dhe qëndrimit në disa ambiente të ndryshme të spitalit QSUT, ku mendohet se ka marrë virusin nga neglizhenca e stafit.

Ne i jemi rikthyer sërish investigimit të kësaj çështje si mesazh i qartë se si drejtësia dhe shoqëria harrojnë kur kalon koha. Por, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur 3 vite pas zbulimit të këtij skandali, do të sjellim të detajuar se si nisi problemi për të kuptuar se ku u infektua fëmija.

Beteja mjekësore ka qenë e para, pasi shëndeti i fëmijës së vogël ishte kryesori. Megjithatë, familja e vogëlushit është e vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj çështje dhe të vendosë drejtësi. Duke qenë të dy prindërit negativë, gishti për infektimin e fëmijës drejtohet nga spitali.

Nisur nga situata të tilla, familjarët kanë paraqitur me datë 27 qershor 2022 kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për infektimin e fëmijës së tyre të mitur me HIV në ambientet e spitalit. Prindërit kallëzuan personelin përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, stafin e maternitetit Mbretëreshë Geraldina, Spitalin pediatrik pranë QSUT-ës për shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore dhe zvarritje të procesit.

Në fakt, një kallëzim i tillë nuk duhet të ishte bërë, pasi në kushtet e një sistemi normal, Ministria e Shëndetësisë duhet të ishte po aq e interesuar për të zbuluar shkakun e këtij skandali kaq të madh. Një histori e përsëritur ndër vite që në rastet e tjera, janë mbyllur gojët dhe hetimet. Por, çfarë ndodhi me hetimin e rastit dhe a e mori seriozisht Prokuroria e Tiranës diçka të tillë?

“Prokuroria e Tiranës nuk e pranoi kallëzimin dhe nuk hapi çështje fare për të hetuar mjekët, apo spitalin për një rast të tillë” u shpreh babai i fëmijës së infektuar

Inside Story ka parë me kujdes vendimin e mos fillimit të hetimit. Organi i akuzës thotë se mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të vërtetuar pretendimet e kallëzuesve, pra prindërve.

Nisur nga përmbajtja e kallëzimit dhe akteve shoqëruese mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm sa i përket pretendimit të kallëzuesve për kryerjen e veprës penale. Nuk rezulton se nga ana e të kallëzuarve të jenë kryer veprime të caktuara të cilat përfshihen në veprën penale Shpërdorim Detyre. Prandaj duhet të vendoset mos fillim.

Në fakt, provat i siguron organi I akuzës që do të duhet ti shkonte deri në fund hetimit për të zbuluar thelbin: si u infektua fëmija. Ky virus, nuk transmetohet në asnjë rast përmes ajrit, por përmes pajisjeve mjekësorë të pa-sterilizuara, shiringave që mund të jenë përdorur më herët, transfuzionit të gjakut etj. Fëmija kaloi mjaft kohë në spital dhe atje duhet kërkuar e vërteta.

Shkurt e saktë, Prokuroria e Tiranës kërkoi varrosjen e këtij rasti dhe shuarjen e zhurmës. Dhembshuria në këtë rast me fëmijën e prekur që do të vuajë pasojat gjithë jetën nga neglizhenca e stafit mjekësor shumëzohet me zero.

Prindërit e djalit nuk e lanë me kaq, por ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila doli krejtësisht kundër Prokurorisë. Madje, me një mënyrë argumentimi të ashpër dhe mjaft shteruese kundër punës së dobët të këtij institucioni.

Në fakt, Gjykata e Apelit vendosi theksin te pika e vërtetë e diskutimit, mungesa e dëshirës për të hetuar dhe për tu thelluar në një rast të tillë. Prokuroria nuk kishte vullnet për të zbuluar të vërtetën.

Vendimi për mos fillimin e procedimit penal nga ana e Prokurorisë së Tiranës nuk është i bazuar në ligj edhe për shkak se në rastin objekt shqyrtimi, Prokurori nuk ka kryer asnjë verifikim në lidhje me pretendimet e ankuesve, nuk janë administruar asnjë nga aktet shkresore, akte këto që mund të ishin sqaruese të situatës faktike e ligjore të pretenduar nga ankuesit.

Pra, gjykata e thotë hapur dhe pa asnjë dyshim: Prokuroria nuk ka hetuar. Nuk ka bërë asnjë përpjekje të zbulojë se si u infektua fëmija pasi kaloi një kohë të gjatë në spital.

Madje, organi i akuzës, me një qëndrim të pakuptimtë ka ankimuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit. Ky institucion ka argumentuar se edhe nëse do të kryheshin të gjitha detyrat që i la kjo gjykatë nuk do të sillte asgjë të re në hetim. Një qëndrim mjaft paragjykues dhe I padenjë për një institucion serioz.

Gjykata e Apelit nuk e mori për bazë ankimimin e Prokurorisë së Tiranës, që duket se nuk është aspak e interesuar për të ndihmuar familjen për të gjetur drejtësi për djalin e tyre. Gjykata kërkoi sërish hetimin e çështjes.

“Djali im po vuan pasojat e mjekësve shqiptare, nuk ka mjekësi, atje te shohin vetëm për zhvatje. E them me keqardhje por është e vërteta diçka e tille” u shpreh babai i fëmijës së infektuar./ TCH

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rukiqi: LDK do t’i fitoj zgjedhjet
Next Article Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?