By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Maqedoni

Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit

admin
Last updated: 22/01/2025 14:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të japë vendim me urdhër për zbatimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë pjesë në shërimin dhe trajtimin e binjakëve të sapolindur të cilët vdiqën më 16 janar, qëndron në deklaratën e Inspektoratit, i cili të hënën kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rastin me binjakët e vdekur.

“Inspektori do të lëshojë edhe urdhër për raportim të detyrueshëm të Qendrës kompetente për punë sociale në rastin kur interesat e pacientit përkatësisht prindi/tutori i tij janë kundërshtuar, ndërsa për të cilën nga ana e ISHSSH-së do të zbatohet edhe procedurë adekuate kundërvajtëse. Njëkohësisht ISHSSH në bazë të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, te ministri i Shëndetësisë do të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi punën profesionale të institucionit shëndetësor sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore”, qëndron në raportin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Inspektorati ka konstatuar se kur më 10 janar nëna me nënshkrim, me kërkesë të saj ka dalë nga spitali me foshnjet e lindura para kohe më 30 dhjetor dhe me peshë të vogël, spitali nuk e ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale.

“Në lidhje me lëshimin nga spitali, nga ana e mjekëve nga Reparti i gjinekologjisë janë marrë të dhëna se nëna ka insistuar të lëshohet me foshnjet e sapolindura edhe krahas bindjes së tyre se duhet të qëndrojnë në institucion deri në adaptimin e tyre të plotë. Edhe krahas kësaj foshnjet me kërkesë të nënës dhe me nënmshkrimin e saj, lëshohen nga spitali me rekomandim për gjidhënie, Vitaminë D3 dhe kontroll te pediatri për shkak të peshës së dobët. Nga ana e institucionit, në lidhje me lëshimin e parakohshëm të foshnjeve, nuk është dorëzuar njoftim te Qendra kompetente për punë sociale”, thuhet në raportin e ISHSSH.

Foshnjet u lindën më 30 dhjetor para kohe, në javën e 34-të të shtatzënisë me peshë të dobët, nën 2 kilogramë. Me dorën e saj me nënshkrim nëna më 10 janar është lëshuar në shtëpi me foshnjet. Më 16 janar gjatë gjendjes së rëndë shëndetësore të foshnjeve, familja nga shtëpia e tyre në fshatin Sllavej ka thirrur Ndihmën e shpejtë. Është konstatuar vdekja e foshnjes së gjinisë mashkullore, ndërsa foshnja e gjinisë femërore ka vdekur në spitalin e Prilepit.

Nga spitali i Prilepit informojnë se do të formohet komision i brendshëm që do ta hetojë rastin.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Next Article Flitet rikthimi i “9 to 5”: Zendaya, Sydney Sweeney dhe Ariana Grande janë protagonistet për komedinë e famshme?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?