By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Instagram po u ofron krijuesve deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj: Ja si luftojnë ata kundër konkurrencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Instagram po u ofron krijuesve deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj: Ja si luftojnë ata kundër konkurrencës
Teknologji

Instagram po u ofron krijuesve deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj: Ja si luftojnë ata kundër konkurrencës

admin
Last updated: 21/05/2025 18:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rrjeti social Instagram po u ofron krijuesve të përzgjedhur të përmbajtjes në Shtetet e Bashkuara deri në 20,000 dollarë për të tërhequr përdorues të rinj në platformë, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e tij kundër konkurrentëve si TikTok dhe YouTube.

Bëhet fjalë për programin pilot të Instagram-it të quajtur “Referrals”, i cili nuk është i disponueshëm për të gjithë, por vetëm për krijuesit me bazë në SHBA, të cilët kontaktohen fillimisht nga vetë kompania.

Programi funksionon kështu: Instagram u paguan krijuesve 100 dollarë për çdo përdorues të ri që regjistrohet përmes lidhjes së tyre të personalizuar, ose për çdo 1,000 vizita në aplikacion përmes të njëjtit lidhje. Pagesa maksimale është 20,000 dollarë, raporton Business Insider.

Qëllimi është të motivohen krijuesit që të promovojnë Instagramin në platforma konkurruese, si TikTok, YouTube, Discord dhe Substack.

“Ndani profilin tuaj në Instagram, videot, postimet, historitë dhe kanalet jashtë Instagramit”, është mesazhi që marrin pjesëmarrësit në projekt.

Ky veprim i fundit nga Instagram është pjesë e një sërë testesh dhe programesh nxitëse që synojnë mbajtjen e krijuesve në platformë, veçanërisht në një kohë kur konkurrenca po ofron kushte gjithnjë e më tërheqëse për tërheqjen e talenteve.

Skemat e referimeve dhe bonuseve po bëhen shpejt standard i industrisë – TikTok kohët e fundit lançoi programin e vet të referimeve, i cili përfshin zbritje blerjesh dhe shpërblime financiare për ftesën e miqve për t’u bashkuar me aplikacionin.

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozhinovska: Ligji i ri i energjetikës sjell përfitime për qytetarët dhe shtetin
Next Article Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?