By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Institucionet e Kosovës në shënjestër të hakerëve, paralajmërohet valë e re e sulmeve kibernetike nga Rusia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Institucionet e Kosovës në shënjestër të hakerëve, paralajmërohet valë e re e sulmeve kibernetike nga Rusia
Maqedoni

Institucionet e Kosovës në shënjestër të hakerëve, paralajmërohet valë e re e sulmeve kibernetike nga Rusia

admin
Last updated: 10/04/2025 13:07
By admin 3 Min Read
Share
A digital warning sign with "SYSTEM HACKED" in bright red, overlaying a complex background of computer code and digital interfaces, with a deep blue and black color scheme, creating a sense of urgency and alarm. Created Using: high-tech interface, digital art, cyber threat atmosphere, vibrant warning colors, intricate code patterns, dynamic lighting, virtual reality aesthetic --ar 25:14 --v 6 Job ID: a44c3b9d-3ecb-4e93-9200-ae7e79ed31f4
SHARE

Për tre ditë me radhë, Kosova është bërë cak i sulmeve kibernetike të koordinuara, që dyshohet se vijnë nga grupe hakerësh me origjinë ruse dhe me përkrahje të mundshme nga shteti rus.

Sulmet kanë goditur një sërë institucionesh shtetërore dhe organizatash, përfshirë faqen zyrtare të Kryeministrit, ministritë, Aeroportin e Prishtinës dhe platforma të tjera të rëndësishme publike.

Kështu ka bërë të ditur studiuesi i sigurisë kibernetike Halil Berisha në një postim në Facebook. Berisha thekson se këto sulme lidhen direkt me qëndrimin politik të Kosovës ndaj luftës në Ukrainë.

“Arsye për këtë është përkrahja ushtarake që ia bën Kosova Ukrainës”, tha Berisha.

Sipas tij, natyra e sulmit është e qartë dhe e identifikueshme. “Sipas të gjitha shenjave, sulmi është DDoS dhe të dhënat janë të sigurta.”

Ai sqaron se një sulm i tillë çon vizita në numër aq të madh njëkohësisht sa që ëebfaqet nuk mund t’i përballojnë.

Pavarësisht këtij presioni të madh, institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet.

“Institucionet e Kosovës kanë reaguar në mënyrë shumë të shpejtë dhe kanë mbrojtur infrastrukturën ndaj këtyre sulmeve ruse,” nënvizon Berisha, duke shtuar se “ky reagim dëshmon që Kosova ka kapacitete njerëzore që duhet të merren seriozisht në këtë punë.”

Megjithatë, ai thekson se ende ka hapësirë për përmirësim, veçanërisht në parandalimin e sulmeve të ardhshme.

“Reagimi ka qenë i shpejtë për t’u mbrojtur, mirëpo në aspektin e parandalimit të këtyre sulmeve nevojitet punë edhe më e madhe”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, rreziku nuk ka kaluar ende, pasi grupe të tjera janë duke u organizuar për të nisur një valë të re sulmesh.

“Këto grupe ruse janë duke u përgatitur për një valë të re sulmesh, ku mund të përfshihen edhe kompanitë, kështu që për mbrojtje duhet të fillohen përgatitjet nga secili institucion, agjenci, kompani e organizatë,” paralajmëron ai.

Ndryshe, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.

QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Provoje tani veten në këtë sfidë vizuale – janë 7 dallime të fshehura mes dy imazheve
Next Article Bilall Kasami priti në takim ambasadoren suedeze, Ami Larson Jein

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?