By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Instituti i transfuzionit në Kumanovë ka vetëm 1 specialist
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Instituti i transfuzionit në Kumanovë ka vetëm 1 specialist
Maqedoni

Instituti i transfuzionit në Kumanovë ka vetëm 1 specialist

admin
Last updated: 06/10/2024 17:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 6 tetor – Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë për vite me rradhë po kryen shërbimet shëndetësore pa pengesa apo probleme të theksuara. Në kushte të mira dhe sipas standarteve që e kërkon koha, pothuajse 200 mijë banorë të rajonit të Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Likovës e Nagoriçit të Vjetër, çdo ditë po marrin shërbimet e nevojshme.

“Kushtet për punë janë të mira, ky objekt këtu që po e shihni është objekt i ri i ndërtuar para disa viteve apo para 6 viteve nëse nuk gabohem, kurse nga aspekti kadrovik mund të themi se kemi mungesë” – deklaroi Dr. Specialist Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.

Por, përpos kushteve të mira për punë, sigurisht se duhet edhe resurse njerzore, apo personel, gjë që po i mungon këtij instituti, i cili për 200 mijë banorë ka në shërbim 1 Doktor Specialist, 1 Mjek në Specializim, 2 Biokimista, 8 Laborant me vendim pune, 1 Laborant me kontratë si dhe 1 Pastruese.

“Unë jam i vetmi transfuziolog që i mbuloj komunat e rajonit të Kumanovës, kemi një mjeke në specializim, por e vërteta është se kemi nevojë edhe për më tepër mjekë, kurse numri i laborantëve është akoma më deficitar se sa realisht kemi nevojë si shërbim, Kemi nevojë për punsime të reja, ka mungesë kadrovike gjë që duhet dhe besoj se do të rregullohet” – deklaroi Dr. Specialist Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.

Nga këtu na informojnë se Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë ka më së paku nevojë edhe për 1 Mjek, 4-5 Laborant, 1 Administratore dhe 1 Pastruese. Ndonëse disa here kanë dërguar kërkesa deri tek ministritë pëkatëse për punsimin e këtyre kuadrove, ato asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, por kërkesa u ka hasur në vesh të shurdhër.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MASH fillon procesin e optimizmit në shkolla
Next Article Avramovski: Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve e rrezikshme dhe e vonuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?