By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Integrimi i veriut, 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Integrimi i veriut, 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë
Maqedoni

Integrimi i veriut, 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë

admin
Last updated: 07/03/2024 11:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Njëzet e gjashtë biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, dy komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – nga data 25 janar deri më 5 mars të këtij viti.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve e Kosovës i hapi atje zyrat qysh në fund të janarit.

Në këtë pjesë të Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe Zveçani e Zubin Potoku, popullata shumicë serbe, prej vitesh, ka bërë biznes kryesisht të paligjshëm.

Rregullat për përdorimin e përmbajtjes sonë

Që nga paslufta, më 1999, ajo vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, duke i mbetur besnike Beogradit zyrtar dhe strukturave të tij në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, thotë se ka rritur përpjekjet, kohëve të fundit, për të vendosur rend dhe ligj edhe atje, si dhe për ta integruar edhe atë pjesë në sistemin e saj.

Më 25 janar, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, hapi zyrat e saj në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Ministria tha atëkohë se qëllimi është t’u ofrohen shërbime bizneseve në veri dhe të shtrihet mbikëqyrja e tregut edhe në atë pjesë.

Sipas të dhënave që Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ia dha REL-it, në gjashtë javë, 14 biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe 12 në Leposaviq.

Shumica e tyre janë të vogla dhe u regjistruan si biznese individuale.

REL-i bëri përpjekje të bisedojë me pronarët e disa prej tyre, por ata nuk pranuan të flisnin.

Regjistrimi i bizneseve nënkupton detyrime ndaj shtetit, përkatësisht pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të tatimeve të tjera.

Të dhënat që siguroi REL-i nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se në veri, ku jetojnë rreth 50.000 serbë, janë të regjistruara 877 biznese në total.

Se sa prej tyre janë funksionale, nuk është e qartë.

Por, sipas ATK-së, vetëm 28 nga to janë të pajisura me arka fiskale, që do thotë se i regjistrojnë hyrje-daljet apo tatimet që janë të obliguara t’i paguajnë në ATK.

Kjo administratë tha se, vitin e kaluar, ka mbledhur mbi dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Gjatë asaj periudhe, në nivel vendi, janë grumbulluar mbi 793 milionë euro tatime.

Subvencionim pagash

Për t’i nxitur biznesmenët në veri që ta regjistrojnë veprimtarinë e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojë pagat e punëtorëve.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Struga rimer kreun në Superligën e Maqedonisë, katër ekipe shqiptare “blindojnë” katër vendet e para
Next Article Rrallëherë merrni komplimente – shenjat që tregojnë që jeni shumë më të bukur se sa mendoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?