Shkup, 7 tetor – Ministrja Sllavjanka Petrovska udhëheq resorin e mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, resor i cili për nga natyra e aktiviteteve, ka bashkëpunimin më direkt dhe më intensiv me Aleancën NATO. Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Petrovska thotë se vendi ynë tashmë është pjesë e çdo aktiviteti të NATO-s, të cilat zhvillohen në baza ditore.
Ajo poashtu thekson se edhe vendi ynë, por edhe Ministria e Mbrojtjes frymojnë shumë më intensivisht pas anëtarësimit në NATO në vitin 2020, kur edhe u realizua dëshira e shumë gjeneratave për të qenë krah për krah me fuqitë më të mëdha ushtarake të botës demokratike.
Intervistën e kemi realizuar në kuadër të projekti “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, prandaj një nga temat rreth të cilave biseduam ishte edhe lufta efikase kundër lajmeve të rrejshme.
Duke folur për gjendjen e sigurisë në nivel ndërkombëtar, ministrja Petrovska shpreh edhe një herë dënimin kategorik ndaj për agresionin rus në Ukrainë, duke paralajmëruar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën deri sa të jetë e nevojshme. Për kontributin e dhënë, ministrja Petrovska është në mesin e figurave botërore që janë dekoruar nga presidenti ukrainas Volodymir Zelenski dhe në intervistën për “Zhurnal” mes tjerash shpreh edhe kënaqësinë dhe krenarinë për këtë dekoratë të ndarë për të.
Zhurnal: Minstreshë Petrovska, Maqedonia tani e tre vite është anëtare e NATO-s, na tregoni se si frymojmë tani si vend anëtar, e veçanërisht në sektorin e mbrojtjes si sektor më i afërt në bashkëpunimin me Aleancën.
Sllavjanka Petrovska: Shumë ndryshe dhe në mënyrë më intensive, për dallim nga rruga që e kaluam dhe mënyra se si funksionuam deri në anëtarësimin, që ka të bëjë me ndryshimin e llojit të obligimeve që kemi tani. Proceset që zhvilloheshin para anëtarësimit tonë, absolutisht ishin të fokusuara në aftësimin e mbrojtjes dhe armatës, si segment më i rëndësishëm i adaptimit tonë për anëtarësim të plotfuqishëm. Tashmë jemi pjesë përbërëse e Aleancës, obligimet tona kanë të bëjnë me atë se si t’i ndihmojmë Aleancës si një nga vendet që marrim pjesë edhe në proceset e vendimmarrjes, poashtu edhe në kreimin e politikave, që të mund të përballojë sfidat bashkëkohore.
Zhurnal: Si po përballet Maqedonia me këto obligime të reja?
Sllavjanka Petrovska: Republika e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Ministria e Mbrojtjes veçmë i ka marrë si obligime të përditshme. Kështu që për ne nuk është diçka e jashtëzakonshme as realizimi i ndonjë takimi në Aleancë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për takim në nivel ministror, samit, ose takime të rregullta, të cilat ndonjëherë mbahen çdo ditë. Koordinohemi këtu në ministri, pjesa e mbrojtjes, koordinohemi çdo ditë me përfaqësuesit që janë pjesë e misioneve tona në kuadër të NATO-s, kështu që NATO për ne është përditshmëri.
Zhurnal: Para se të anëtarësohemi në NATO, ekzistonte përshtypje se me anëtarësimin tonë, do të zhduken të gjitha sfidat. Mirëpo jemi dëshmitarë se tani ka sfida të reja, rreziqe të reja, sulmet nuk kryhen më vetëm me tanke e me avionë, por ka sulme hibride. Si përballemi me rreziqet në këtë pjesë si vend anëtar i NATO-s dhe në ç’farë mase vendet tjjera anëtare na ndihmojnë?
Sllavjanka Petrovska: Bashkëpunimi në kuadër të Aleancës në nivel të partneritetit, ose në nivel të qenurit aleatë, ekziston, edhe kjo është aktuale në të gjitha segmentet. Përmendët mënyrat e reja të luftës. Po, me të vërtetë është ashtu. Nëse para disa viteve kur përmendej fjala luftë ose luftime mendohej për mënyrën konvencionale të luftës, që për fat të keq ende e shohim se është prezente në tokën evropiane, ekzistojnë edhe mënyra të reja që gjithnjë e më tepër fitojnë në intensitet dhe marrin forma të ndryshme.
Mbrojtja, si një segment i rëndësishëm, absolutisht e përcjell edhe atë pjesë të zhvillimit të mënyrave të atila të luftës dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe përgjigjemi në mënyrë adekuate. Por jo vetëm ministria e mbrojtjes. Për shkak se të gjitha këto kërcënime, veçanërisht kërcënimet hibride dhe sajber-sulmet, janë diçka që nuk e tangojnë vetëm Ministrinë e Mbrojtjes ose një institucion, por ka rreth më të gjerë të veprimit. Në këtë proces të ballafaqimit me kësi lloj formash të kërcënimeve, janë të kyçura më shumë institucione në shtet, kuptohet secili në kuadër të diapazonit të kompetencave të veta. Mendoj se deri tani po përballemi me sukses sepse çështja më e rëndësishme në përballjen me këto kërcënime është që asnjëherë të mos ndërpritet mbikqyrja ose modernizimi i sistemit të mbrojtjes.
Zhurnal: Një nga sfidat janë ehde dezinformatat, informatat e rrejshme. Kur flasim për anëtarësimin tonë në NATO janë të shpeshta dezinformatat se anëtarësimi nuk na duhej dhe se më tepër mund të humbim në aspektin ekonomik, se sa që kemi përfitime. Si përballeni ju me lajmet e rrejshme dhe sa jeni të kënaqur nga ajo se sa qytetarët i identifikojnë lajmet e rrejshme?
Sllavjanka Petrovska: Kjo me siguri është një nga pohimet që mund t’i numërojmë në mesin e lajmeve të rrejshme, që ndërlidhim me anëtarësimin tonë në NATO, por shpeshherë, veçanërisht vitin e kaluar, armata dhe Ministria e Mbrojtjes ishin target e lajmeve të rrejshme. Neve nuk mund të na kushton shumë anëtarësimi në Aleancë sepse nuk ka asgjë më të shtrenjtë se paqa dhe stabiliteti i një shteti. Mund të flasim për shumë gjëra, mund të flasim për zhvillimin e ekonomisë që me të vërtetë paraqet segment kyç në funksionimin e një shteti. Mund të flasim edhe për proceset arsimore, për përmirësimin e tyre. Për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, janë të numërta segmentet që e tangojnë jetën shoqërore. Mirëpo nëse nuk keni paqe dhe stabilitet në një shtet dhe nëse nuk keni mënyrë se si ta garantoni atë, atëherë të gjitha diskutimet tjera do të jenë të kota. Në vitin 2018, Maqedonia e Veriut gjendej përballë sfidës serioze: të pranojë dhe të nënshkruajë marrëveshje me të cilën do të vazhdonte anëtarësimi i vendit tonë në NATO aleancë. Ai ishte vendim historik, por do të thoja edhe vendim vizionar, i guximshëm, që për fatin e qytetarëve sot, u sjell në atë kohë. Në vitin 2020 u anëtarësuam në NATO dhe nuk u bëmë vetëm vend që do të jetë i mbrojtur por, përkundrazi, marrim pjesë edhe në proceset e mbrojtjes, nëse mund të shprehem në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se investojmë që të mund të ofrojmë edhe ne dhe të jemi pjesë e atij sistemi kolektiv të mbrojtjes, jo vetëm si shfrytëzues, por edhe kontribues. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe mbrojtja bëjnë kujdes të shtuar për të investuar në këtë.
Kështu që unë do të jap përgjigjen se nuk ka asgjë më të shtrenjtë se paqa dhe stabiliteti, kurse nëse bëjmë krahasime matematikore ose shuma të shpenzuara, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, përveç kompensimit minimal që e paguajmë në Alenacë, gjithçka tjetër janë investime që i bëjmë në armatën tonë kombëtare dhe në fakt, në atë mënyrë e garantojmë para së gjithash sigurinë kombëtare, e pastaj gjithçka tjetër. Parashtruat pyetje rreth asaj nëse qytetarët tanë janë të vetëdijshëm për dezinfomatat-po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm edhe pse jo ndoshta menjëherë dhe nga e para janë të njoftuar për diçka të tillë, por është shumë me rëndësi që të ketë dialog, ose më shumë transparencë do të kisha thënë, që me kohë t’i detektojmë ato burime por edhe vetë lajmet e rrjeshme dhe të përgjigjemi në mënyrë adekuate. Sepse, nëse e leni një lajm të rrejshëm të jetë aktual, nuk reagoni, nuk jepni përgjigje të qëndrueshme dhe adekuate, atëherë ai lajm mund të shndërrohet në të vërtetë lehtësisht të pranueshme.
Një hulumtim për vitin 2022, tregoi për fat të keq se edukimi mediatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut ende është në nivel të ulët, ose jo në nivel të mjaftueshëm siç pritet, që për fat të keq nuk është rast vetëm në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo unë nuk e shikoj këtë si të dhënë që duhet të na inkurajojë, ose si diçka pa rrugëdalje. Përkundrazi, për mua kjo është një sfidë rreth së cilës duhet të punojmë. Si do të përballeshim me informatat e rrejshme, ose dezinformatat? Mendoj se është e nevojshme të krijojmë një, do të kisha thënë, koalicion shoqëror. Dhe kur them këtu kolcion, nuk mendoj vetëm për përgjigjen nga institucionet, kuptohet ato e kanë përgjegjësinë më të madhe, por gjithsesi duhet të ekzistojë edhe animim i pjesës tjetër të shoqërisë sonë.
Zhurnal: Evropa dhe mbarë bota po përballen me sfidë të madhe pas agresionit rus në Ukrainë. Këtë e ndiem në njëfarë mënyre edhe ne këtu në lëkurën tonë, sepse u zbuluan veprime joadekuate të diplomatëve rusë. Presidenti Pendarovski tha se ata si diplomatë në fakt janë marë me spinuazh. A mund të na thoni nëse nga veprimi i tyre është tanguar resori juaj. A ka pasur tentime dhe a kanë arritur ta tangojnë resorin tuaj?
Sllavjanka Petrovska: Çdo herë kur flasim për ndikime të vendeve të treta, që ne i quajmë ndikime qëllimkëqija që do të thotë se duan të dëmtojnë procese të caktuara që ndodhin në vend, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, tek ne ka disa, zhvillojnë operacione ose aktivitete më afatgjate në bazë të cilave faktikisht duhet t’i zbulojnë ato. Ajo që është me rëndësi të madhe është se në Ministrinë e Mbrojtjes vazhdimisht ndërtohet dhe investohet shumë në sistemin mbrojtjes dhe ngritjes së rezistueshmërisë së pjesëtarëve të armatës, por edhe të punësuarëve në Ministrinë e Mbrojtjes, që të njohin tentime të tilla malicioze për veprim ose depërtim brenda institucionit. Për momentin, intiligjenca ushtarake, kuptohet në koordinim edhe me Agjencinë për Zbulim dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare si pjesë e komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës në vendin tonë, në mënyrë të shkëlqyer e kryejnë punën e tyre, detektojnë me kohë në rast se ekzistojnë tentime për veprime të tilla dhe kuptohet, ndërmarrin masa për sanksionimin e tyre. Dëbimi i fundit nuk kishte të bëjë në mënyrë direkte, ose nuk ishte e kahëzuar drejt Ministrisë së Mbrojtjes ose armatës, por kuptohet se, siç kam deklaruar me një rast, është drejtuar kah proceset për rrënim të proceseve brenda në shtet, procese që janë të lidhura me atë që ne e quajmë ‘interes strategjike dhe kombëtare’.
Zhurnal: Përmendët se Maqedonia e Veriut nuk pret vetëm ndihmë nga NATO, por edhe kontribuon. Kontribut të vetin jep edhe duke ndihmuar Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Për ndihmën e tillë ju edhe jeni dekoruar nga presidenti ukrainas, Zelenski. A do të vazhdojë kjo ndihmë dhe në çfarë mase. Dod të rritet apo do të mbetet në nivelin e njëjtë sikurse deri tani?
Sllavjanka Petrovska: Duhet ta pranoj se dekorimi për mua ishte befasi pozitive, kuptohet. E pranova me kënaqësi të madhe, por do të kisha qenë më e lumtur nëse nuk do të kishte nevojë që dekorata të më ndahet për at shkak që më është ndarë, por nga ana tjetër jam krenare që jam pjesë e kontributit që Ukraina ta ketë atë që veçmë e posedon-shtet i pavarur dhe sovran, ta mbrojë territorin e vetë. Parashtruat pyetje konkrete rreth ndihmës ose donacioneve që janë dhënë. Që nga momenti i parë kur u shpall agresioni rus, i paprovokuar dhe i pa arsyeshëm në asnjë mënyrë, ndaj Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes, unë si ministre, qeveria, shteti nuk kishin dyshim se duhet at dënojnë para së gjithash atë agresion, por kuptohet jo vetëm me fjalë politike, por se duhet të ndihmojmë në çfardo mënyre që mund t’i ndihmojmë Ukrainës që ta mbrojë territorin e saj. Pikërisht për këtë arsye, të motivuar nga ajo që sot është imperativ, e ajo është që njeriu të jetojë i lirë në botën demokratike, kemi sjellur disa vendime deri tani për donimin e llojeve të ndryshme të pajisjeve dhe armatimit, në bazë të kërkesave që u dorëzuan nga pala ukrainase. Do të vazhdojmë, kuptohet edhe në të ardhmen, deri sa të etë kjo e nevojshme dhe deri sa ekziston pajisje dhe armatim që mundemi ta dhurojmë, e kuptohet me dhurimin e së cilës nuk do e dëmtojmë gatishmërinë ushtarake të armatës maqedonase, sepse funksioni bazik i mbrojtjes është që ta garantojë sigurinë e vetë, sigurinë e vendit. Si ministre e mbrojtjes, kuptohet nuk do të dëshiroja të ndërmarr aktivitete me të cilat do ta rrënoja këtë. Procesi i sjelljes së vendimit për donacion shkon në korelacion me atë çka është mendim profesional ose ekspertizë e Shtatmadhorisë së armatës, të cilët janë më të thirrur të japin vlerësim profesional rreth asaj nëse ndonjë donacion i caktuar do të ndikojë negativisht në gatishmërinë ushtarake. Të gjitha donacionet të cilat i kemi dhënë deri tani, apsolutisht nuk kanë pasur ndikim në uljen e gatishmërisë ushtarake, kurse nga ana tjetër kanë kontribuar sadopak që Ukraina të ketë sukses në luftën e saj. Siç e thash, do të vazhdojmë deri sa të ketë nevojë për diçka të tillë. Ja një e dhënë-numërohemi në mesin e pesë vendeve që krahasimisht për kokë banori ose performancave tjera ekonomike, deri tani kemi dhuruar pajisje ushtarake dhe armatim për Ukrainën. Megjithatë, do e përsëris, në fund të ditës të gjithë ne që jetojmë dhe e përkrahim sistemin demokratik edhe të qeverisjes edhe të jetesës, të gjithë ne që vlerësojmë se jeta e njeriut nuk ka çmim, imperativi më i lartë është që ajo luftë të ndërpritet sa është e mundur më shpejtë. Por deri sa vazhdon, derisa Ukraina ka nevojë ta mbrojë territorin e saj, përkrahja do të vazhdojë.