Shkup, 11 tetor – Nano Ruzhin, politikan, diplomat dhe ekspert për çështje ndërkombëtare flet ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal. Intervistën me të, si ish ambasador i vendit në NATO, e kemi realizuar në kuadër të projektit “Mos u besoni dezinformatave ne jemi NATO”, kurse temat që shtjelluam janë nga më të ndryshmet. Ai thekson se anëtarësimi në NATO i ka krijuar Maqedonisë së Veriut parakushte të mira për anëtarësim edhe në BE, por apelon që të bëhet hapi i nevojshëm i ndryshimeve kushtetuese dhe të forcohet sundimi i ligjit. Njëkohësisht kërkon nga autoritetet që t’i kushtojnë vëmendje më serioze luftës kundër lajmeve të rrejshme.
Zhurnal: Zotëri Ruzhin, a mund të na i përshkruani nga këndi juaj këto tre vite që kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s?
Nano Ruzhin: Fillimisht qasja e tillë supozon edhe analizë të raporteve edhe analizë të situatës që na rrethon.
Sa i përket vendit tonë, Maqedonisë së Veriut, e dime se u përballëm me disa ndryshime, para së gjithash pas ikjes së Gruevskit ndodhi, do të kisha thënë, një demokratizim më i madh i vendit, me çka u imponua nevoja për sundim më të madh të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithsesi, vendi ynë karakterizohej edhe me mospranimin e ndryshimit të emrit, sepse vlerësohej se më mirë na paska qenë të mbetemi me emrin e vjetër, domethënë Maqedoni, e nga ana tjetër nuk paska qenë aq e rëndësishme të bëhemi anëtare e NATO-s dhe aspirante serioze për anëtarësim në Bashkimin Eevropian.
Kështu që, përveç në diskursin politik, ky ‘gap’ u paraqit edhe në mendimin publik dhe tjeshtës, ose njerëzizt nuk ishin sa duhet të informuar, ose dikush dëshironte që nga Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimi i emrit të zhvillojnë karrierë politike, që të fitojnë ndonjë votë më tepër në zgjedhje, kurse çka është më interesante, një pjesë e mirë e elitës intelektuale maqedonase poashtu nuk e kuptuan këtë ngjarje historik. Një pjesë për shkak se nuk ishin të involvuar në proces, tjerët për shkak se nuk e kuptonin procesin, pasi janë ekspertë në një sferë tjetër, kurse i lejojnë vetes të përzihen edhe në diplomaci, politikë… Ose ata që thjeshtë kanë status të mirë dhe për ta është njësoj nëse ne do të jemi në NATO ose në Bashkimin Evropian, ose jo.
Me fjalë tjera, arritëm tek një proces që koincidonte edhe me ndryshimet e mëdha në planin ndërkombëtar, respektivisht stresi i madh gjeo-politik në vitin 2022 me intervenimin e Rusisë në Ukrainë dhe kur gradualisht filloi të bëhet e qartë se sa ishte me rëndësi që ndodhi Marrëveshja e Prespës dhe që u anëtarësuam në Aleancë. Kjo ishte ngjarje, do të kisha thënë, shumë e rëndësishme historike, sepse në atë mënyrë u humb, ajo që ndoshta një shekull e destabilizonte rajonin, e ajo është çështja maqedonase. Do të thotë praktikisht u zgjidh çështja maqedonase, u përmirësuan marëdhëniet me fqinjët, veçanërisht me fqiun jugor Greqinë, u përmirësua struktura e sigurisë edhe atë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.
Kështu që, Maqedonia e cila një kohë ishte importues i destabilitetit, faktor i destabilitetit, tani është bë faktor stabiliteti.
Zhurnal: Një pyetje në këtë kontekst, sa po dimë të gjindemi si ven anëtar i NATO-s?
Nano Ruzhin: Së pari, nuk u festua me aq eufori ajo që u arrit para tre viteve kur praktikisht përfunduan të gjitha proceset për anëtarësim në Aleancë. Për shembull nuk pati eufori si në Bullgari, Sllovaki, Çeki, Rumani…por megjithatë po bëhet e qartë se çka do të thotë të jesh vend anëtar i NATO-s në këtë nënqiell. Është interesante se bashkësitë etnike me shumë më tepër eufori e pranuan anëtarësimin në Aleancë, deri sa te pjesa maqedonase, disi vetëm ata që kishin vizion, ata që e kuptuan këtë punë ishin të kënaqur nga kjo që ndodhi…
Zhurnal: Pse ky dallim?
Nano Ruzhin: Ky dallim kishte të bëjë me moskuptimin e negociatave diplomatike. Në negociatat diplomatike nuk ka fitues absolut, ose humbës absolut, përveç në rast kur dorëzoheni pas luftës. Në negociatat diplomatike gjithmonë duhet të jeni të përgatitur edhe për fitore të pjesërishme edhe për humbje të pjesërishme. Respektivisht, në raste të tilla, dy ose më teppër palë që negociojnë duhet të ndjehen edhe si fitues. Megjithatë, shija e hidhur e faktit që nuk quhemi më Republika e Maqedonisë, por vetëm për përdorim të brendshëm, sepse në nivel ndërkombëtar gjithkund na quanin FYROM, te një pjesë të cilët thjeshtë krenoheshin me emrin, e theksonin si diçka të veçantë, veçanërisht një pjesë e diasporës,… Unë do të thoja se më tepër ishin një lloj njerëzish që më tepër ishin peng i depërtimit afatgjatë, vazhdimit afatgjatë i problemit të emrit. Nuk duhet të harrojmë se ky problem daton nga vitet e 90-ta, praktikisht që nga arritja e pavarësisë. Për këtë arsye, te një pjesë e madhe e njerëzve që kanë luftuar, ose në stilin ‘ne nuk dorëzohemi’, kjo u bë si pjesë përbërëse e identitetit dhe në një moment thonë ‘po e humbim identitetin’. Ne nuk e humbëm identitetin. Identiteti ëhstë gjuha, kultura, trashëgimia, identitet është kuzhina, folklori…, gjithçka që është shenjë njohëse për dikë.
Kështu që me emrin Maqedonia e Veriut ne nuk e humbëm identitetin, përkundrazi njohja e gjuhës në Marrëveshjen Kornizë me BE-në paraqet mbindërtim ndërkombëtar dhe njohje e identitetit. Gjithsesi, kjo nuk u pëlqen të gjithëve, sepse ka njerëz që ende janë romantikë, që ëndërrojnë disa kohëra tjera, që u referohen disa komitave, nuk e di, në diçka historike që veçmë është tejkaluar, e kështu me radhë. Por për elitën intelektuale të vendit tonë, kjo ngjarje patjetër duhet të shënohet, patjetë duhet t’i jepet mirënjohje e caktuar Zoran Zaevit dhe ekipit të tij, sepse mori guximin duke filluar nga Kiro Gligorov deri te politikanët e sotëm, si i pari që guxoi të zgjidhë rubikonin, të presë diçka që ishte e paparamenueshme për elitën politike nga vitet e 90-ta, pastaj pas vitit 2.000, e kështu me radhë…
Zhurnal: Pengesë të madhe në zgjidhjen e problemeve që duhej t’i paraprijnë anëtarësimit tonë në NATO, bënin edhe informatat e rrejshme. Ato ogjatë tërë kohës krijonin disponim tek qytetarët se po bëhet diçka që është në dëmin tonë. Na tregoni përshtypjet tuaja, si përballeshin institucionet me dezinformatat dhe sepkulimet në atë kohë dhe si përballemi sot, sepse edhe pse jemi anëtar në NATO, ato oende janë prezente.
Nano Ruzhin: Të ashtuquajturat “fejk njus” ose informacione të rrejshme gjatë historisë së shkurtër të vendit tonë, nuk paraqiten aq shpesh, siç ishte rasti në 10 vitet e fundit. Në vitet e 90-ta, por edhe në dekadën e parë të këtij shekulli, më tepër bëhej fjalë për afera, për përgojime, etj. Deri sa kur filluan ‘projektet serioze investuese’ si Subrata Roj, blerje, privatizime, ardhja e aktorëve të ndryshëm me dije të Qeverisë, që prezantohehsin si mega-investitorë, deri në ditët e sotme, kur ne jemi praktikisht të bombarduar me lajme të rrejshme, nga gazetarë të ndryshëm që fare nuk e respektojnë Kodin gazetaresk për zbulimin e të vërtetës, mendimi publik thjesht u gjunjëua. Mendoj se qeveria, veçanërisht kjo qeveri, me sukses të dobët u kundërvihej lajmeve të rrejshme ose për shkaqe taktike, ose nga aftësia e dobët e zëdhënësve të tyre, respektivisht teknologjive që i posedonin. Ne nuk arritëm të shohim, ose shumë pak pamë ndonjë lajm i rrejshëm të mohohet nga autoritetet zyrtare, duke vlerësuar se nëse flitet për atë lajm, ekziston të shkaktohet ndonjë fitbek se në fakt vërtetë ai lajm është i vërtetë. Mirëpo sot në Aleancë, por edhe në vende më bashkëkohore si Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekzistojnë departamente të veçanta për zbulimin dhe kontestimin e këtyre lajmeve që meren me manipulime, me fotografi të rrejshme, me video të rrejshme, e kështu me radhë. Populli ka filluar tashmë të mësohet dhe pse janë përballë dilemës së madhe.
Kur bëhet fjalë për lajmet e rrejshme tek ne, ishim dëshmitarëve të lajmeve se gjoja është shitur Maqedonia, është shitur gjuha, se do të ndodhë bullgarizim dhe se do të zhdukemi nga harta. Mem siguri edhe ju jeni dëshmitarë se sa herë është parashtruar pyetja nëse do të bëhemi shtet. Do të bëhemi, sepse u anëtarësuam institucionalisht në Aleancë dhe si të tillë askush nuk mundet thjesht të na fshijë. Nuk jemi Nagorno Karabakh. Shikoni, për herë të parë ndodhi një republikë të zhduket nga harta. Ne nuk jemi Nagorno Karabakh, ne jemi shtet me identitet, me vend në Kombet e Bashkuara, të njohur nga të gjitha vendet fqinje, nga fuqitë më të mëdha, nga NATO, nga Bashkimi Evropian edhe me gjuhë, edhe me specifika edhe me kulturë. Për këtë arsye mendoj se populli tjeshtë duhet të besojë, t’i besojë asaj që vetë e ndien, se ne sot jemi në një kthesë, se jemi në udhkryq të tregohemi të guximshëm, të pranohet nga ana e deputetëve ndryshimi i Kushtetutës dhe në atë mënyrë ta ndërtojmë urën, do të kisha thënë urën e fundit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në të kundërtën, sërish rrezikojmë të humbim vite e vite dhe të jemi në margjinat e Ballkanit dhe Evropës.
Zhurnal: Ndryshimet kushtetuese në njëfarë mënyre janë hap politik që duhet të ndërmeret. Gjithsesi se për arritjen e synimit të ardhshëm-anëtarësim në BE, duhet të plotësohen edhe disa standarde. Sa na ka ndihmuar dhe do të na ndihmojë anëtarësimi në NATO në plotësimin e këtyre standardeve?
Nano Ruzhin: Siç e dimë, Maqedonia e Veriut ka filluar të zbatojë Plane Aksionale për anëtarësim të vendit tonë në NATO që nga viti 2001. Planet aksionale në fakt janë njëfar pasyrë e vogël e obligimeve që përmbushen për anëtarësim në BE, por në kuptim pak më global. Që do të thotë se nuk bëhet fjalë për aq shumë detaje sa imponon, Bashkimi Evropian, por prap se prap bëhet fjalë për elemente siç janë sundimi i ligjit, reforma e tregut, ekonomisë së tregut, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit,… Ne deri tani, pak a shumë me gjysëm sukses disi i kemi zgjidhur ato çështje dhe morëm dritë të gjelbër prej NATO-s.
Mirëpo tani, Bashkimi Evropian është shumë më i rreptë. Bashkimi Evropian tani përballet me problem gjeopolitik në njërën anë- e pamë se iua dha status kandidati Ukrainës dhe Moldovës, e nga ana tjetër me ndërgjegjen se çka do të bëjmë me Ballkanin?
Porosia ndaj dy ‘grupacioneve’ është sa më tepër sundim i ligjit. Domethënë kjo është numër një: sundim i ligjit. Sundimi i ligjit, për fat të keq tek ne është pikë e dobët. E pamë se çka ndodhi me gjyqësorin, e pamë se çfarë shkeljesh ka lidhur me mosrepsektimin e të drejtës në më shumë nivele, nga organet lokale deri tek ato më të larta. Paralelisht me këtë zhvillohet edhe korrupsioni. Për fat të keq, këto dy sfera mbeten pika të ndjeshme për vendin tonë, patjetër duhet të bëhet diçka në këtë plan. Mendoj se gjithçka që po ndodh tani, si përvoja të para në rrugën drejt Bashkimit Evropian, lëviz në atë drejtim, por procesi është i ngadalshëm, prandaj edhe Bashkimi Evropian është i ngadalshëm. Për momentin kemi një premtim se do të anëtarësohemi në vitin 2030. Por paralelisht, siç e dimë, kemi raportin e grupacionit gjermano-frëng prej 12 ekspertëve për zgjerimin e Bashkimit Evropian ku konstatimi i parë thotë se Bashkimi Evropian tani gjendet si një anije në detin e trazuar. Ashtu e shohin edhe zgjerimin: pikë e parë është sundimi i ligjit. Edhe Bashkimi Evropian ka mundur të konstatojë se vendete Ballkanit Perëndimor ende nuk janë të përgatitura për anëtarësim. Do të thotë, nëse mund të konstatojmë se për Bullgarinë dhe Rumaninë, por edhe për Kroacinë, ato kritere ishin më të ulëta, tani ato kritere janë ngritur, janë më të larta. Në këtë drejtim, nevojitet që kjo gjeneratë edhe politikanë, edhe ekspertë, juristë dhe i gjithë ambienti intelektual të meret me këtë problematikë. Ne presim zgjerimin që nga viti 2003, kjo tani po bëhet realitet, por a do realizohet deri në vitin 2030 për momentin është një pikëpyetje e madhe, respektivisht gjithçka vret prej nesh.