Shkup, 20 tetor – Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Azir Aliu, vlerëson se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë sa duhet të informuar lidhur me dallimin e lajmeve të sakta dhe jo të sakta. Mirëpo në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, ministri Aliu gishtin nuk e drejton kah qytetarët, por tek institucionet, duke vlerësuar se ata bartin hisen më të madhe të fajit për këtë gjendje.
Në këtë intervistë Ali flet për masat që po ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren, në drejtim të minimizimit të mundësive që qytetarët e vendit tonë të bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme.
Zhurnal: Na i tregoni përshtypjet tuaja si ministër për përfitimet e Maqedonisë së Veriut dhe sa këto përfitime ndjhen në resorin që ju e udhëhiqni?
Azir Aliu: Duke qenë anëtarë në NATO çdo shtet ka përfitime të ndryshme dhe impakt direkt ose indirekt në çdo pore të shoqërisë. Edhe në si shtet anëtar të NATO-s kemi përfitime të ndryshme si në aspektin e sigurisë së shtetit në përgjithësi, poashtu edhe në aspektin kibernetikë, në aspektin e infrastrukturës në shtet kur flas për infrastrukturën flas për rrugët, për urave bë shtet, por gjithashtu dua të theksoj edhe në aspektin e teknologjive dhe krijimit të një ekosistemi, i cili përmes NATO-s dhe fondeve të NATO-s tani veçmë krijohet. Domethënë kur flas për eko sistem, për inovacion, e kam fjalën për bashkëpunimin mes institucioneve që merren me shkencës, kompanive private që merren me aplikimin e proceseve dhe shtetit. Pra në këtë këndvështrim, shteti ynë si çdo shtet ka përfitime jashtëzakonisht shumë pozitive që ndikojnë pastaj si në transparencë, poashtu edhe në ekonomi e kështu me radhë.
Zhurnal: A keni të dhëna konkrete, ose a mund të na shprehni vlerësim tuajin se sa anëtarësimi në NATO ka ndikuar pozitivisht në investimet e huaja në vendin tonë?
Azir Aliu: Nuk kam të dhëna të freskëta se sa ka pasur impakt në ngritjen e investimeve në shtet, por gjithsesi dihet se kur je ven anëtar në NATO stabiliteti i bën të veten dhe investimet e brendshme, e sidomos investitorët e jashtëm kanë një qasje më të sigurt le të themi, për investime në këto shtete. Pra si rezultat i të qenurit në NATO, definitivisht ka shumë prioritet edhe aspekti ekonomik edhe investimet e huaja. Unë tash nuk mund të ju them numra sa janë investitorë të huaj pas anëtarësimit në NATO, pasi që sot nuk i kam ato numra, por gjithsesi kjo ndikon pozitivisht.
Zhurnal: Cili është mendimi juaj rreth asaj se sa qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të informuar për përfitimet që kemi si vend nga anëtarësimi ynë në NATO?
Azir Aliu: Dëgjoni, për fat të keq nuk janë shumë të informuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe si palë që ka hise më të madhe për këtë që qytetarët nuk janë të informuar nga qeveria dhe shteti, pasi që shumë pak shoh komunikim direkt ose indirekt me qytetarët. Kur flas për komunikim direkt ose indirekt, domethënë shumë pak shoh materiale informative për informimin e qytetarëve në aspektin e përfitimeve, por edhe të proceseve që lidhen direkt me anëtarësimin në NATO. Gjithashtu shumë pak kam parë seminare që janë organizuar në tema që lidhen me NATO-n, kështu që si rezultat i joaktiviteteve, si nga ana qeveritare, por dua ta theksoj edhe sektorin joqeveritar, unë mbaj bindjen se qytetrët janë shumë pak të informuar. Ata e dinë se jemi anëtar të NATO-s, e dinë që kemi stabilitet si shtet, por nuk i dinë benefitet dhe mundësitë që mund t’i kenë si qytetarë të një vendi anëtar në NATO. Mos të harrojmë se çdo investim edhe në mbrojtje, nënkupton në mënyrë indirekte edhe rritje të ekonomisë në vend. Pra çdo investim që bëhet për arsye të ndryshme që i kërkojë NATO standardet, ekonomia e shtetit mund të përfiton. Mos të flasim për inovacionin. Ju e dini që NATO ka protokolle jashtëzakonisht shumë strikte në aspektin e inovacionit, në aspektin e mbrojtjes nga cyber krimit, në aspektin e implementimit të teknologjive të reja në infrastrukturë. Dhe NATO i suporton këto, si në aspekt të fondeve që i ka brenda, por edhe në aspekt të krijimit të komponentës “RAD” (Research and development) në shtet. Un mbaj bindjen se shumë pak janë të njoftuar jo vetëm qytetarët, por edhe universitetet dhe pjesa që merret me shkencë.
Zhurnal: Çka duhet të bëhet të ndryshojë kjo?
Azir Aliu: Thjeshtë duhet shteti, bashkë me Ministrinë e mbrojtjes në përputhshmëri me standardet e NATO-s të bëjmë takime, të bëjmë pres konferenca, të bëjmë organizime të ndryshme ku do të jemi të gjithë. Njëra palë do të informon për sfidat dhe mundësitë për implementim të zgjidhjes së problemeve dhe ana tjetër të mendon zgjidhjen e problemeve dhe optimizmin e tyre. Besoj se në bazë të këtyre takimeve dhe sfidave që do të komunikohen me palë të ndryshme edhe do të informohen ato, por edhe do të krijohet ky kombinim i punës dhe informimit bashkë në një tavolinë.
Zhurnal: Edhe para anëtarësimit tonë në NATO, procesi i anëtarësimit ka qenë i përcjellur me shumë lajme të rrejshme dhe dezinformata. Sa janë prezentë sot dezinformatat në vendin tonë lidhur me NATO-n?
Azir Aliu: Në përgjithësi, dezinformimi është prezent në vendin tonë. Për hir të transparencës, ja do të ju informoj se dezinformatat lidhur me NATO-n, por jo vetëm me NATO-n, janë më shumë prezente në mediumet jotradicionale, në mediumet on line. Për fat të mirë, ato pak i shohim, ose aspak në mediumet tradicionale, siç janë televizioni, radio, apo mediumet e shtypura. Pra në këtë pjesë përsëri dua të them se duhet të krijojmë një strategji në shtet, pra strategji në disa fusha: strategji në arsim, ku do të kemi në mënyrë direkte apo indirekte si të ligjëruesve, poashtu edhe të nxënësve në shkollat fillore, të mesme, por pse jo edhe në universitete, në aspektin e formimit të tyre se si të marin një lajm dhe sa i besueshëm është lajmi. Momenti i dytë është të punojmë, të jemi më transparent si institucione shtetërore, duke mbajtur takime të shpeshta, duke mbajtur linjën e komunikimit ndërmjet institucionit dhe shfrytëzuesit të kësaj informate. Besoj se me edukim të mirë, me informata të mira, me krijimin e momentit që të mos besohet në çdo informatë nëse burimi i asaj informate nuk është i sigurtë dhe të mos bëhet ‘share’ e të mos ndikohet në përhapjen e tij, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo parandalohet me trajnime të ndryshme, me informime të ndryshme, me takime të shpeshta të institucioneve të ndryshme, por gjithashtu mos të harrojmë edhe pjesën e ‘stake holderave’ që kanë infrastrukturë online. Tani pr momentin ne mendojmë që të krijojmë edhe ndonjë formë të përpilimit të një ligji edhe për mediat online, pasi që edhe numri i të punësuarave në këto media jotradicionale është goxha i madh. Kështu që duam t’i mbrojmë edhe ata dhe të kemi një formë, le të themi, ligjore se si do të duket dhe si do të funksiononte më tej.
Zhurnal: A jeni optimist se këto masa, apo aktivitete do të japin rezultate?
Azir Aliu: Un jam shumë i sigurt se nëse do të shkojmë paralelisht me trajnime joformale dhe me trajnime formale nëpër shkollat fillore dhe të mesme, sidomos tek rinia që të zhvillojmë një mal të rinjsh që do të dinë se çka është lajm i rrejshëm, ose çka është burim i atij lajmi dhe si të provohet edhe njëherë është apo nuk është lajm i rrejshëm dhe nga ana tjetër me trajnime joformale për institucionet shtetërore, për administratën publike dhe për ligjëruesit në Universitete, do të krijohet një ekosistem i cili do të din të dallon lajmin e saktë dhe jo të saktë.