Shkup, 31 tetor – Arsimimi mediatik i nxënësve që nga bankat shkollore po bëhet i domosdoshëm në kohën kur përballemi me një fluks të vërtetë të informacioneve të ndryshme, që duhet t’i dallojmë se cilat janë të vërteta, e cilat të rrejshme. Në këtë pikë e kemi fokusuar intervistën tonë me ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, realizuar ekskluzivisht nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal në kuadër të projektit “Mos u besoni dezinformatave, ne jemi NATO”.
Në këtë intervistë ministri Shaqiri flet edhe për ndihmën që po japin vendet anëtare të NATO-s dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare në këtë drejtim, siç ishte përballja me lajmet e rrejshme për bomba në shkolla dhe institucione tjera gjatë vitit të kaluar.
Zhurnal: Cilat janë përfitimet në sferë e arsimit që ka Maqedonia e Veriut nga anëtarësimi i saj në NATO?
Jeton Shaqiri: Një nga elementet shumë të rëndësishëm me anëtarësimin është çështja e sigurisë. Tema e sigurisë,përveç sigurisë në aspektin gjeostrategjik, gjeopolitik, e kështu me radhë, një ndër diskutimet të cilat ëhen është edhe siguria e nxënësve brenda procesit edukativo mësimor. E them këtë gjë, për arsye se jo siguri e drejtpërdrejtë fizike e cila është përgjegjësi e organeve kompetente filluar nga shkolla, filuar nga organi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe në aspektin e sigurisë së informacionit, të cilin fëmijët e marrin, e grumbullojnë.
E dimë që ka organe të veçanta brenda organizatës ndërkombëtare të cilën ju e përmendni, organe të veçanta që merren qoftë me sigurinë e rrjeteve-sepse kohën e fundit është edhe debati më i madh siguria e rrjeteve, qoftë me sigurinë e përdorimit të internetit, e kështu me radhë. Do të thotë informacioni është element i sigurisë , të cilin mendoj se me anëtarësimin në këto organizata ndërkombëtare dhe shumë projekte, në shumë institucione të këtilla ndërkombëtare, fëmijët në sistemin arsimor ndjehen, ose punohet që të ndjehen më të sigurt.
Një tjetër gjë-ne po zhvillojmë bashkë me Byronë për Zhvillim të Arsimit edhe programet e përbashkëta të cilat kanë të bëjnë me edukimin mediatik të fëmijëve. Me reformën e re, të filluara në arsimin fillor, brenda programeve formale dhe brenda aktiviteteve të programeve joformale, kemi shumë trajnime të cilat bëhen për edukimin mediatik, duke filluar nga mësimdhënësit, por duke vazhduar edhe tek fëmijët. Sepse, ju e dini që para një viti mëë saktësisht. në vendin tonë ishte një debat i lajmeve të rrejshme, ishte një rrezikshmëri për procesin arsimor, në të cilin siç e potencova edhe më herët, u kërkua të kyçen organet e sigurisë me mbështetje edhe NATO-ja, për t’u përballë me “fake news” që vinin në lidhje me bombat e rrejshme nëpër shkolla dhe në këtë situatë të paraqitur u vërtetua që ishin “fake news”, por të cilat ndikonin shumë në procesin edukativo mësimor si në aspektin psikologjik, si në aspektin e sigurisë edhe në aspektin edukativ, sepse kishim moment që sa shkonin fëmijët nëpër shkolla, menjëherë largoheshin nën një paralajmërim të bombave.
Duke i marë praktikat më të mira, përvojat më të mira, duke komunikuar me këto organe të sigurisë pranë organeve më të njohura ndërkombëtare, u dëshmua që janë të rrejshme, vijnë nga shtete të rrezikshme si për ne dhe për NATO-n, janë burime të cilat kanë qëllim një çorientim të opinionit dhe e pamë si situatë problematike. Aty u ndikua me protokolle të ndryshme të cilat i mori Ministria e Punëve të Brendshme se çka duhet të bëjnë fëmijët brenda momentit, por nga ana tjetër kishim edhe protokolle se si duhet shkollat t’i përdorin mjetet e informimit, si duhet t’i përdorin e mailet zyrtare, si duhet të komuikojnë shkollat dhe institucionet arsimore. Kane qenë shuë takime të asaj kohe në këtë zyrë këtu, ku jemi marrë edhe me veprime të ndryshme teknike. Por, anëtarësimi në NATO na ofron sigurinë, jemi nën një ombrellë dhe kemi një orientim që është i rëndësishëm, mendoj, edhe për sistemin edukativo arsimor.
Zhurnal: Sa mendoni se do të ishte më i vështirë tejkalimi i këtij problemi po të mos ishim vend anëtar i NATIO-s dhe po të mos kishim ndihmën e NATO-s?
Jeton Shaqiri: Besoj se do të ishte shumë më i vështirë për arsye sepse ju e dini që sot në kohën e globalizimit një ndër betejat më të mëdhaja është edhe globalizimi digjital, do ta kisha quajtur, i cili globalizim pa protokolle të mara, të përvetësuara të cilat i marim nga organet më të rëndësishme të sigurisë, siç është NATO, nuk e di ne si shtet çfarë përballime do të kishim dhe nga cila anë do të orientoheshim, sepse unë e di nga përvoja paraprake kur kam qenë ministër në Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe asaj kohe kemi propozuar një ligj të veçantë për përdorimin e rrjetit më të ri 5G, i cili ishte konform atyre protokolleve që rekomandoheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbështeteshin nga NATO. E mora si shembull për arsye se ka edhe shumë shtete tjera, ne jemi shtet më i veçantë, që nga ky aspekt i sigurisë së komunikimit të rrjetit 5G deri tek anët teknike të vendosjes së rrjetit, ne jemi më të avancuar. Ky avancim, në bazë të ligjit,na jep siguri edhe më tepër. Çdo mospërfshirje do ta quaja shumë të rrezikshme, për arsye se organet e brendshme të vendit tonë, Agjitacioni për Komunikim Elektronik, organet që janë në kuadër të Agjencionit për Komunikim Elektronik dhe çdo lloj institucioni tjetër i sigurisë nga aspekti informatikë, bazohet me disa standarde dhe protokolle të cilat i kanë organizatat më të njohura ndërkombëtare. Në të kundërtën, nuk e di se në çfarë platforma sigurie do të ishim, nëse nuk do të ishim nëse nuk do të ishte ky integrim.
Zhurnal: I përmendëm dezinformatat dhe lajmet e rrejshme si sfidë në të gjitha sferat, poashtu edhe në arsim. Sa është i kyçur arsimimi mediatik, edukimi mediatik në procesin mësimor dhe a planifikohet ndonjë avancim në të ardhmen?
Jeton Shaqiri: Bashkërisht me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNDP dhe Byronë për Zhvillim të Arsimit si institucione të cilat duhet të bëjnë reformë dhe përshtatje të programeve mësimore, edukimi mediatik është i kyçur edhe brenda programeve mësimore. Do të thoja, me reformën e re kemi në klasën e tretë dhe të pestë më duket në programet mësimore, ku nxënësit mësojnë edukimin mediatik. Por mbi të gjitha edhe në klasat tjera, atë që e potencova, kanë shembuj se si duhet vërtetuar një lajm ose një informacion. Kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse dimë që fëmijët, dimë që edhe të rriturit janë ata të cilët janë gjithë kohën brenda informacionit, janë të gjithë që përdorin rrjetet sociale, sepse kishim situata kur kishim edhe grevë në arsim të cilën mund ta mar si shembull, kur pas disa thirrjeve të ministrit, e tjerë, e tjerë, një komunikim, një informacion i cili vinte nga Sindikata e arsimit menjëherë arrinte tek fëmijët dhe ata vendosnin që të mos ndjekin procesin mësimor sepse nga njëra anë shihnin se ishin mbështetësit e gjithë mësimdhënësve, kurse këndej ishte kërkesa e ministrit. Ka edhe shumë raste tjera, por shtetet më të zhvilluara e kanë avancuar këtë procedurë, sepse sot kemi edhe fenomene tjera negative të cilat janë nga rrjetet sociale dhe nga informacione, kyçje në shumë fenomene negative… Unë kam pasur javën që shkoi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një shtet atje, në prokurorinë atje kishte sektorë të veçantë që merreshin vetëm me keqpërdorimin e fëmijëve nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet grupeve të ndryshme në rrjetet sociale, dhunimin psikologjik nëpërmjet këtyre grupeve dhe shumë e shumë keqpërdorimeve tjera të skajshme të cilat mundoheshin t’i gjejnë nëpërmjet kësaj forme dhe kjo ka rëndësi. Nga ana tjetër, ne me organizatat tjera po zhvillojmë projekte për edukimin e prindërve, sepse është një masë tjetër sepse përderisa ka edukim mediatik për fëmijën, duhet në të njëjtën kohë të ketë edhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, sepse e dimë që portalet e ndryshme që janë lehtë për t’i regjistruar, e shumica nuk janë portale, por janë faqe që kanë kaluar një filtër që nuk mund të quhet portal, ose janë profile të rrejshme dhe shpërndajnë informacione që nuk janë në dobi të fëmijëve.
Zhurnal: Përmendët trajnimet, përmendët edhe kyçjen e edukimit mediatik në sistemin arsimor. A keni deri tani ndonjë bilanc se si po e pranojnë nxënësit, prindërit dhe opinioni këtë edukim dhe sa jeni ju të kënaqur?
Jeton Shaqiri: Sinqerisht një bilanc nuk kemi, por e di që numrat ndër vite shkojnë dhe janë duke u rritur, do të thotë se si te kyçja e fëmijëve, si te pranimi i këtij edukimi nga ana e fëmijëve, si te kyçja e prindërve, po ashtu edhe te edukimi i mësimdhënësve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Një ndër protokollet që unë kam dhënë me protokollet e reja të sigurisë dhe dua ta përdor e të apeloj tek mësimdhënësit-shumë mësimdhënës funksionojnë me prindërit nëpërmjet grupeve të Viberit, ose qoftë edhe me fëmijët. është një gjë jo shumë e mirë. Nuk ka të bëjë me edukimin mediatik, por me komunikimin social. Mund t’i japin detyrat, por nuk jepet detyra përmes grupit të Viberit. Nuk do të thotë edukim i mirë i IT-së. Ndërsa nga testimet e ndryshme që na dalin, nga analizat që kemi bërë, kur i jepet një fëmije një informacion i dyfishtë, një pjesë e nxënësve mund ta vlerësojnë cili është i saktë, e cili jo. Kjo tregon që ka përparim, por nuk janë në nivelin e kënaqur, sepse ka shumë shtete tjera të cilat jnë më të avancuara se ne, por nuk e kanë nivelin e Zhvillimit si duhet nga edukimi mediatik.