Shkup, 14 tetor – Petrit Saraçini ka pas vete përvojë të gjatë dhe të pasur gazetareske, por edhe në sferën e sektorit joqeveritar. Për momentin, ai udhëheq institutit IMA, që angazhim parësor ka zbulimin e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme. Në intervistën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Saraçini konstaton se në Maqedoninë e veriut ekziston nivel i mjaftueshëm i vetëdijes për rrezikun nga dezinformatat, por mungon strategji sistematike për përballje me këtë dukuri.
Intervistën me Saraçinin e kemi realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”. Në këtë intervistë, Saraçini poashtu shprehet i bindur se po të mos ishte ndihma e NATO-s në përballjen me dezinformatat dhe lajmet e rreme, situata në vendin tonë në këtë sferë do të ishte shumë me keqe.
Zhurnal: A mund të ju kujtohet ndonjë pikë e nisjes, të themi ashtu, që kur filloi vërshimi i lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut?
Saraçini: Shikoni, dezinformatat, lajmet e rrejshme janë historikisht të vjetra, aq sa ekziston njerëzimi. me eksplodimin e sferës digjitale, me krijimin e portaleve, rrjeteve soiale, dezinformatat dhe lajmet e rrejshme u transferuan dhe morën një hov shumë të madhe edhe në hapësirën online.
Mund të themi se që nga vitit 2007-2008, me zgjerimin e përdorimit të Facebookut në Maqedoni-twiteri nuk është aq i ndikueshëm në Maqedoni sa në suaza botërore, mirëpo sidomos në Facebook ka pasur edhe një vërshim. Përveç se qytetarët kanë filluar ta përdorin në kohën kur mediat ishin të kapura prej një pushteti autokratik, të cilin e kishim më parë, ajo kohë shënoi edhe eksplodimin e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, mirëpo periudha më e theksuar mund të themi se ishte periudha prej vitit 2014-15, pas shpalljes së bisedave të publikuara nga ana e opozitës, e cila i publikoi ato që i përgjonte në mënyrë jolegale pushteti i atëhershëm dhe sidomos këto u lidhën edhe me atë se në të njëjtën kohë kishim një zhvillim më të theksuar të ndikimit rus përmes sulmeve hibride, dezinformatave. lajmeve të rreme dhe ndikimit malinj të cilin e ushtrojnë këto.
Në atë periudhë filloi krahasimi i Maqedonisë me Ukrainën, apo revolucionin e Ukrainës, dhe që atëherë këto burime flisnin për ukrainizimin e Maqedonisë e bënin paralele të rrejshme.
Kjo u përforcua gjatë kohës së referendumit për ndryshimin e emrit kushtetuese, apo për pranimin e Marrëveshjes së Prespës. Atëherë kishim vërtetë një ngritje shumë më të lartë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme, të cilat kishin qëllim ta rrëzojnë referendumin dhe ta bëjnë të pasusksesshëm. Më pas këto, i pamë që u përsëritën edhe vitin e kaluar gjatë propozimit francez dhe kornizës negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kishim edhe sivjet lidhur me debatin për ndryshimet kushtetuese.
Ky është ndikimi i dezinformatave dhe lajmeve të rreme prej jashtë. Poashtu pati dezinformatat dhe lamet e rreme gjatë periudhës së pandemisë COVID 19 dhe përveç këtyre temave që dominojnë, si të themi, janë prezentë edhe dezinformatat politike. Shpeshherë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut përdorin dezinformata për të sulmuar kundërshtarët politikë, ka edhe dezinformatat të cilat janë të theksuara për shembull nga aspekti i barazisë gjinore. Këto janë si të themi temat më të theksuara ku shohim një dukje më të madhe të dezinformatave.
Zhurnal: A mendoni se shoqëria në Maqedoninë e Veriut-institucionet, sektori civil dhe segmente tjera të shoqërisë kanë krijuar përvojë të mjaftueshme dhe kanë nxjerrë mësim se si të përballen sa më mirë dhe në formë më efikase me dezinformatat?
Saraçini: Edhe po edhe jo. Në sektorin joqeveritar kemi disa organizata që meren me zbulimin e dezinformatave. Për fat të keq, përveç disa shembujve që janë në sferën online dhe të organizatave mediatie por edhe të atyre joqeveritare që merren me ballafaqimin me dezinformatat, nuk po e shohim këtë si qasje sistematike tek mediat me ndikim në sferën e televizioneve kombëtare. Ja, Instituti për Media dhe Analitikë në koproduksion me Tv Alsat e bënte emisionin “Poligraf” dhe ishte rast i vetëm në televizionet kombëtare ku kemi përmbajtje mediatike e cila merret me dezinformatat.
Zhurnal: Mjafton kjo?
Saraçini: Nuk mjafton absolutisht. Ne tërë kohën kemi bë thirrje që televizione kombëtare, qoftë ato private, qoftë servisi publik, të merren me zbulimin e dezinformatave. Jo vetëm shkaku i rrezikut që ato paraqesin për demokracinë, sundimin e ligjit, e kështu me radhë, por edhe për vetë shtetin, sepse dezinformatat ne i kemi klasifikuar, i kenë klasifikuar edhe faktorët e jashtëm edhe ata të brendshëm politikë, si çështje e sigurisë. Ato e rrezikojnë sigurinë e shtetit. Mirëpo për mediat çka është me rëndësi, pse duhet t’i luftojnë dezinformatat? Për shkak se këto burime të dezinformatave po ua marrin publikun. Do të thotë është krijuar një floskul e përgjithshme, gjeneralizuese, se të gjitha mediat gënjejnë. Dhe njerëzit duke i besuar kësaj floskule, ikin prej mediave të konsoliduara, që kanë gazetarë profesionistë, redaksi të strukturuara, ikin tek burimet alternative të informimit Kjo është edhe trend botëror, e ka konstatuar edhe Universiteti i Oksfordit – Instiituti Rojters, këtë trend të ikjes së publikut nga mediat. Publiku shkon tek ato media që janë gjoja alternative dhe gjoja po e japin të vërtetën që mediat tentojnë ta fshehin. Kush rrezikohet? Rrezikohen redaksitë dhe mediat profesionale, për shkak se kur u ikë publiku ikin edhe reklamuesit, sepse kompanitë duan t’i japin paratë atje ku ka publik. Këtë rrezik duhet t kuptojnë mediat e konsoliduara, mediat profesionale, mediat me redaksi të mëdha, sidomos televizionet kombëtare, sepse kur do u ikë publiku, rrëzohet modeli i tyre ekonomik. Do të fillojnë dal ngadalë t’i mbyllin televizionet. Dhe për atë shkak lufta nuk është vetëm e sektorit joqeveritar, portalet e sektorit joqeveritar kanë ndikim të vogël. Lufta duhet të bëhet bashkërisht duke kyçur mediat me ndikim të madh, sektorin joqeveritar i cili ka përvojë në zbulimin e dezinformatave dhe mënyrën se si ato duhet të luftohen, por edhe të institucioneve, tek të cilat për fat të keq ne po shohim vetëdijesim për rrezikun nga dezinformatat, por nuk po shohim një qasje strategjike dhe një veprim më konkret në luftimin e dezinformatave. më falni vetëm edhe këtë ta them, kemi disa vite me radhë deklarata të theksuara të kreut shtetëror, duke filluar nga kryetari i shtetit, ministri i punëve të brendshme, të jashtme, ministrja e mbrojtes, kryeministri-të cilët thonë ne jemi të sulmuar me sulme hibride, me deiznformata… Por çka janë duke bë? Ka vetëm një strategji për ballafaqim me sulmet hibride e cila është sjellë në vitin 2021 më duket, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, për fat të keq pa konsultim të gjerë publik dhe nuk po shohim realizim të hapave konkretë të asaj strategjie. Ekziston një iniciativë në të cilën janë të kyçura disa organizata mediatike të sektorit joqeveritar, insttucionet shtetërore dhe ekziston një listë e rekomandimeve oficiale të cilat u drejtohen edhe partive politike, edhe institucioneve edhe mediave edhe bizneseve dhe të shpresojmë se në kuadër të këtij procesi do të kemi një qasje më të strukturuar dhe më strategjike në ballafaqimin me dezinformatat.
Zhurnal: Çka mungon sipas jush, cilës pikë duhet t’i jepet prioritet?
Saraçini: Duhet institucionet të marrin hapa konkretë për ballafaqimin me dezinformatat nga aspekti i sigurisë. Duhet të ketë bashkëpunim të bazuar në vullnet të mirë me mediat dhe me sektorin joqeveritar. Ne po e shohim se ky bashkëpunim po ngec, shkaku i mosbesimit nga të dyja palët-edhe institucioneve edhe mediave. Duhet të ketë fonde për këtë gjë, në një afat më të gjatë arsimimi mediatik mund të ndikojë shumë në vetëdijesimin e qytetarëve dhe pajisjen e tyre me njohuri se si t’i njohin dezinformatat. Kësaj i themi si një qsje e mbarë shoqërisë, ose “all society aproach”. Nuk munden vetëm mediat të luftojnë dezinformatat, vetëm shteti dhe institucionet të luftojnë dezinformatat, apo sektori joqeveritar, apo sektori i arsimit. Duhet bashkëpunim mes të gjitha këtyre pjesëve të shoqërisë i bazuar në mirëbesim, bashkëpunim i strukturuar, i menduar mirë, që të kemi njëfarë rezultati më të mirë në ballafaqimin me dezinformatat.
Zhurnal: A ka ndonjë shembull ku duhet të bazohemi në ndërtimin e kësaj strategjie?
Saraçini: Shembuj në botë ka shumë. Ja për shembull në veprimin e mediave. Kemi shembullin e veprimit meditaik të mediave të mëdha në shtetet botërore demokratike, duke filluar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ose mund t’i marim si shembull shtetet skandinave. Keni media të mëdha, për shembull në Amerikë si Neë York Time, ëashington Post, Asociated Press, të cilat vetë bëjnë ‘fact checking’, apo kontrollim të fakteve dhe i tregojnë publikut kur dikush gënjen ose dezinformon për fat të keq, ne nuk i shohim mediat me ndikim më të madh në Maqedoninë e Veriut që e bëjnë këtë.
Ja si shembull ta mar më tipik i cili u shfaq para disa ditëve, kishte një dezinformatë se gjoja gjatë mbajtjes së takimit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Zelenski qenka pritë në Nju Jork me një bilbord-u shfaq edhe një video e cila ishte e ndryshuar, ku në ved të “Glory to Ukraine”, apo “Lavdi Ukrainës”, shkruan “Glory to urine, apo “Lavdi Urinës”. Kjo dezinformatë përhapej në Twiter prej profileve të njohura të propagandës ruse, u shfaq në kanalin e Telegramit të Zaharovës, zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse dhe u shfaq në disa media serbe. E mediat në Maqedoni, duke përfshi portale të televizioneve kombëtare me ndikim, e morën këtë lajm dhe e publikuan edhe pse po të njëjtën ditë veçmë kishte përgënjeshtrim të kësaj dezinformate, të cilën e bënë disa media të njohura ndërkombëtare. Asociated Press, për shembull, kishte menjëherë ekspetizë dhe ‘debanking i themi, apo zbulim dhe përgënjeshtrim të dezinformatës, me sqarim se kjo ka qenë gënjeshhtër dhe se video ka qenë e manipuluar.
Zhurnal: Domethënë imuniteti i mediumeve është i dobët ndaj dezinformatave?
Saraçini: Shumë është i dobët. Kryesisht janë dy gjëra. Njëra gjë është transferimi apo transmetimi jokritik i përmbajtjeve, qoftë prej mediave tjera, qoftë prej politikanëve, për shkak se politikanët mund të thonë çdo gjë, edhe të gënjejnë. Mirëpo është detyra e gazetarit ta vërtetojë vallë atë që e ka thënë politikani është e vërtetë apo jo.
E dyta është tendenca e disa mediave. Do të thotë disa media kanë politikë redaktuese të cilës i konvenon të shpallë dezinformata, për shkak se janë, si të themi, konviniente, ose i përshtaten edhe politikës redaktuese, por edhe atyre që qëndrojnë prapa asaj politike redaktuese, qoftë financierët nga biznesi, apo partitë politike.
Zhurnal: E prekët pak temën e Ukrainës. Kjo që ndodh në Ukrainë është një sfidë edhe më e madhe, sepse solli një vërshim të vërtetë të lajmeve të rrejshme, të dezinformatave. Sa po arrijnë ato në Maqedoni dhe sa mund të ndikojnë në krijim të një disponimi tek opinioni që të shkarkohet regres në disa procese që i kemi kaluar, siç është anëtarësimi në NATO?
Saraçini: Për fat të keq ndikimi është shumë i madh. Përhapja e këtyre dezinformatave të cilat janë qartazi nën ndikimin rus, apo burojnë prej Rusisë është e madhe. Se ndikimi, që e përmendët është shumë i madh, dëshmohet edhe nga hulumtimi që e kishte vitin e kaluar fondacioni Metamorfozis, ku doli se perceptimi i publikut është se BE dhe SSHBA-të dezinformojnë më shumë se Rusia. Kjo është anketë që është zhvillua në mënyrë profesionale, me mbi një mijë e dy-treqind të nketuarëve. është zhvilluar në Maqedoni, në maj të vitit 2022 e shpalli Metamorfozis-i dhe tregon se çfarë ndikimi kanë këto dezinformata. Cilat janë burimet kryesore të këtyre dezinformatave? Janë një pjesë e mediave serbe, duke kyçur këtu edhe Sputnikun në gjuhën serbe, i cili është filialë e Sputnikut të Rusisë, të cilat për shkak të afërsisë gjuhësore me mediat në Maqedoni, do të thotë gjuhët sllave maedonishtja dhe serbishtja, transferohen në mënyrë jokritike, shkaku i bujshmërisë, klikimeve, por edhe i tendencave në politikën redaktuese. janë edhe disa parti politike me strukturat e tyre në Maqedoni të cilat haptazi thonë vetë se janë kundër perëndimit dhe NATO-s dhe se janë për Rusinë, duke filluar nga një parti e vogël parlamentare si Levica, por e kemi edhe partinë ‘Edinstvena Makedonija’, apo ‘Maqedonia Uike’, kreu i së cilës doli në demonstratat e 2018-ës dhe hypi në autoblindë me flamurin rus. Këtë e pa gjithë Maqedonia dhe mbarë bota. Pastaj partia Rodina.. Këto nuk mshefen dhe nuk jemi ne që i ciliësojmë se janë proruse, por ato vetë thonë që janë proruse. Këto struktura partiake kanë rrjetet e tyre të “botëve”, “trollëve”, simpatizuesve në fund të fundit në rrjetet sociale, të cilët dezinformatat që i përhapin, i përforcojnë dhe i shpërndajnë në mënyrë masive në rrjetet sociale përmes shareve, retvitave, llajkave, e kështu me radhë. Këto janë burimet kryesore të ndikimit rus në Maqedoni dhe për këtë duhet një qasje e strukturuar edhe e institucioneve, por edhe e mediave.
Zhurnal: Tani jemi vend anëtar i NATO-s. Sa po na ndihmon NATO dhe vendet më të fuqishme të saj në këtë sfidë?
Saraçini: Sa kam unë informata, fatmirësisht ne kemi ndihmë prej NATO-s në këtë drejtim dhe po të mos ishte kjo ndihmë e NATO-s, ne do të ishim shumë më keq se sa që jemi tani. Jo vetëm përmes financimit të projekteve të organizatave të cilat punojnë në zbulimin e dezinformatave, por edhe përmes bashkëpunimit me strukturat e sigurisë së shtetit. Kjo do të thotë strukturat tona janëtani pjesë e strukturave të sigurisë së NATO-s dhe shërbimet e NATO-s, apo shteteve anëtare të NATO-s, bashkëndajnë infromata të zbulimit dhe kundërzbulimit me institucionet tona dhe besoj se kjo është një prej aspekteve ku mund të shohim një reagim më të strukturuar dhe më strategjik në luftën kundër dezinformatave.
Mungojnë edhe këto pjesët tjera, detyrën shtëpiake duhet ta mbarojmë ne, për shkak se NATO ndihmon, por siç thoshte ai proverbi popullor, ndihmoj vetes një herë unë të ndihmoj dhjetë herë.
Zhurnal: Paralelisht me luftën që zhvillohet kundër dezinformatave, zhvillohet edhe një debat edhe te ne por më tepër në nivel ndërkombëtar, se sa kjo luftë mund të cenojë fjalën e lirë? Cili është mendimi juaj rreth këtij debati?
Saraçini: Shikoni, është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Act), e cila përmban Artikullin 10 ku janë dy paragrafe të atij Neni. Njëri e përkufizon lirinë e shprehjes dhe thotë që ajo është e drejtë themelore dhe secili ka të drejtë të përhapë informata, të flasë lirshëm. Mirëpo, Paragrafi 2 i atij Neni i thekson edhe kufizimet e lirisë së shprehjes të cilat secili shtet ka të drejtë t’i bëjë nëse cënohen disa aspekte, duke kyçur edhe sigurinë e shtetit.
është edhe aspekti shëndetësor, i vlerave morale, cënimi i dinjitetit të njerëzve, etj. Për atë shkak ne kemi ligjet kundër shpifjes dhe ofendimit të cilat janë kufizim i lirisë së shprehjes. Mirëpo liria e shprehjes ka kufizime, nuk mundeni ju me lirinë tuaj të ja cënoni lirinë dikujt tjetër, apo të drejtat e njeriut dikuj tjetër. këto janë kufizimet. dhe nga apekti i dezinformatave malinje, apo ndikimit malinj dhe sulmeve hibride, ato mund të kufizohen shkaku se rrezikojnë sigurinë e një shteti. Ne për fat të keq, këtu në Maqedoninë e Veriut, kemi kohëve të fundit një kaos të vërtetë informatik, informatat qofshinë të vërtetë ose të rrejshme, përhapen pa kurrfarë kontrolli as nga redaksitë, as nga institucionet, të cilat duhet të të reagojnë ë atëherë kur përhapen dezinformata që rrezikojnë sigurinë e shtetit, apo kur përhapet gjuha e urrejtjes, për shkak se dezinformatat shpeshherë nxisin gjuhë të urrejtjes, e gjuha e urrejtjes nxit vepra penale të urrejtjes. Këtë e pamë në mënyrë algoritëm, si e quan një hulumtues në Institutin për Media dhe Analitikë- Algoritmi dezinformata, gjuha e urrejtjes dhe vepra nga urrejtja u pa edhe gjatë demonstratave kundër propozimit francez, të cilat ishin të dhunshme U pa edhe në rastin e ndezjes së portës së Klubit Bullgar në Manastir. Duhet ta kemi të qartë se dezinformatat rezultojnë me gjuhë të urrejtjes, gjuha e urrejtjes rezulton me dhunë.