By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish ministri i ASH-së: “Në fillim do të ”gënjejmë”, ASH që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund në BDI”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ish ministri i ASH-së: “Në fillim do të ”gënjejmë”, ASH që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund në BDI”
Maqedoni

Ish ministri i ASH-së: “Në fillim do të ”gënjejmë”, ASH që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund në BDI”

admin
Last updated: 14/04/2025 19:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Taktizime të reja dhe mungesë konsistence në takimin e grupeve të punës në VLEN për të ardhmen e bashkëpunimit. Për herë të tretë, Taravari ndryshon njerëzit e grupit të punës, fillimisht Halil Snopçe, Arben Fetai dhe Blerant Ramadani, në takimin e dytë Gadaf Uzairi dhe Blerant Ramadani, ndërsa në takimin e mbrëmshëm nënkryetari Gëzim Kadriu. Palët, pavarësisht se ishin marrë vesh për numrin e komunave, mbrëmë sollën ide tjetër për Sarajin, si mollë sherri për të cilët palët janë ngritur pa qëndrim. Mesazhi i fundit është ai i uljes së kryesisë qendrore të Taravarit, nga i cili liderët e tjerë të VLEN presin Po-në ose Jo-në. Sipas informacioneve që mëson ALSAT, grupit të Taravarit i është ndarë komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Likovës, dhe pranuar së fundi edhe Dollnenin. Saraji nuk ka qenë opsion për anëtarët e tjerë të VLEN. Megjithatë, në prag të takimit të nesërm të kryesisë së Taravarit dhe përgjigjes së tij për bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm ose jo, sot Taravari shkualifikoi BDI-në, por nuk e përjashtoi sërish daljen si i vetëm.

“Kemi dy opsione, një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhje lokale, ose opsioni i dytë, është që ASH-ja të dalë e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe vetë të dalim, në disa komuna, me ndihmën e disa partive, të partnerëve të koalicionit, mund të bëjmë një rezultat të mirë, dhe të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë. Por, ja që unë dua të dëgjoj Kryesinë Qendrore, kryetarët e degëve, dhe në bazë të asaj, të vendosim përfundimisht se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Kohë më parë, përplasjet brenda VLEN erdhën pasi Taravari njoftoi në takimet e tij se kishte zhvilluar bisedime 40-minutëshe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti prej nga kishte marrë ofertë bashkëpunimi nga partia opozitare. Pas kësaj, ai e reduktoi pazarin, duke e hequr nga fjalori i tij bashkëpunimin me BDI-në, por gjithsesi tonet e tij nuk korrespondonin me ato të kreut të Lëvizjes Besa. Sikurse ka njoftuar edhe më herët ALSAT, palët e akuzojnë njëra-tjetrën për tejkalim të misionit për të cilin ishin bërë bashkë prej 1 viti tashmë, atë të dërgimit të BDI-së në opozitë. Deri të martën, vlen qëndrimi i ish ministrit për dixhitalizim Azir Aliu…

“… ne do të shpërndajmë një lajm fake, i cili do të thotë, Aleanca për Shqiptarët që të jetë fitues, duhet të shkojë e vetme. Në fund, folderin do ta bëjmë rename dhe do të thirret BDI”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zv/ministri i Financave: U largova nga konferenca në Tiranë pasi e paraqitën Kosovën me fusnotën e rezolutës 1244
Next Article Hungaria miraton amendamentet që ndalojnë grumbullimet e komunitetit LGBTQ+, Orban: Çdo gjë e bëjmë për fëmijët tanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?