By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale po merret në pyetje nga prokuroria serbe, Koci: Duhet të lirohet menjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale po merret në pyetje nga prokuroria serbe, Koci: Duhet të lirohet menjëherë
Maqedoni

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale po merret në pyetje nga prokuroria serbe, Koci: Duhet të lirohet menjëherë

admin
Last updated: 09/06/2025 11:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, është duke u marr në pyetje nga Prokuroria serbe në Suboticë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci duke treguar po ashtu se dje ka qenë në Serbi.

Koci theksoi se për çfarëdo dyshimi që po aludohet, autoritetet serbe nuk kanë asnjë provë të vlefshme, asnjë fakt dhe asnjë bazë ligjore.
“Ky është vetëm një zinxhir tjetër i presionit politik ndaj qytetarëve të Kosovës. Arbnori duhet të lirohet menjëherë”, ka thënë Koci.

Sipas tij, ligjërisht, prokurori e ka mundësinë që pas marrjes në pyetje ta lirojë pa asnjë masë.

“Dhe kjo është zgjidhja e vetme që do të ishte në përputhje me drejtësinë. Por duke i ditur qëndrimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës – përfshirë frikësimet sistematike ndaj policëve, aktivistëve dhe disa qytetarëve tanë – ekziston rreziku që të kërkohet paraburgimi. Kjo nuk do të ishte drejtësi – por përndjekje politike”, ka thënë avokati.

Tutje ai tha se është i bindur se kjo çështje do të përfundojë në favor të Arbnorit.

“Sepse drejtësia – kur nuk përdoret si armë politike – e njeh të vërtetën”, tha ndër të tjera Koci.

Ndryshe, Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh nga autoritetet serbe. Pas ndalimit në Horgosh ai është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti shmang gazetarët, futet nga dera prapa e Kuvendit
Next Article Koci përplaset edhe me Izmakun: Hec hin mrena e mos fol palidhje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?