By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën Shkencore kushtuar ish-myftiut Rexhep Boja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën Shkencore kushtuar ish-myftiut Rexhep Boja
Maqedoni

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën Shkencore kushtuar ish-myftiut Rexhep Boja

admin
Last updated: 18/10/2024 09:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoglu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën shkencore “Dr. Rexhep Boja – prijës, vizionar dhe burrështetas i shquar”.

Ekmeledin Ihsanoğlu gjatë viteve 2008-2013 ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI). Nga kjo pozitë e rëndësishme, Ihsanoglu ishte një mbështetës dhe përkrahës i pavarësisë së Kosovës.

Ai është angazhuar personalisht vetë në fushatën lobuese për të siguruar njohjen e shtetësisë e mëvetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos te shtetet që janë pjesë e OBI-së, ku dha një kontribut të madh në krah të Kosovës dhe diplomacisë së saj, për çka meriton respekt dhe mirënjohje, shkruan Dukagjini.com.

“Dr. Ekmeledini ka një lidhje emocionale me Kosovën, ngase babai i tij, Ihsan efendiu ka qenë mik i ngushtë me vendasin tonë, dijetarin e shquar Ali efendi Jakupi, ndërsa vetë Ekmeledini ka qenë nxënës i Ali efendiut. Dr. Ekmeledini për Ali efendi Jakupin ka shkruar edhe zërin bibliografik në Enciklopedinë Islame (Ekmeluddin Ishanoglu: Cenkçikler, Ali Yakup (1913-1988); Islam Ansiklopedisi, Cild 7, Istanbul 1993, sayfa 370-371)”, ka shkruar Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në Bashkësinë Islame të Kosovës(BIK).

Shkodra thotë se ishin të nderuar që me Myftiun Tërnava t’i dhurojnë përmbledhjen e botuar në gjuhën shqipe për Ali efendiun, për të cilën veçse ishte në dijeni dhe e mirëpriti, duke i sjellë një emocion të veçantë.

“Duhet theksuar se dr. Ekmeledini ka qenë mik edhe me ish-myftiun dhe ish-ambasadorin dr. Rexhep Boja, miqësi që vazhdon ta kultivojë tani edhe me myftiu aktual, Naim ef. Tërnava. Dr. Ekmeledini meriton vëmendjen e institucioneve tona për atë që ka bërë për Kosovën”.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë një konferencë shkencore në nder të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar, Rexhep Boja, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2021.

Konferenca, e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, do të mbahet më 18 dhe 19 tetor në Prishtinë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Për dy ditë u shkatërruan dy grupe të mëdha kriminale, kemi vullnet të qartë dhe të vendosur për të luftuar krimin e organizuar
Next Article Kryeministri Mickoski në vendosjen e gurthemelit të SHFK të re “Kërste Misirkov” në Hasanbeg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?