By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili: Interpelancat do të zhvillohen sipas procedurave dhe koordinimit me ministrat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ismaili: Interpelancat do të zhvillohen sipas procedurave dhe koordinimit me ministrat
Shqipëri

Ismaili: Interpelancat do të zhvillohen sipas procedurave dhe koordinimit me ministrat

admin
Last updated: 09/04/2026 11:21
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Pas akuzave të opozitës për bllokim të interpelancave me Kryeministrin dhe ministrat, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili reagoi duke theksuar se procedurat janë respektuar dhe se çdo kërkesë e rregullt do të trajtohet.

Në replikën e saj në Kuvend, ministrja sqaroi se bazuar në praktikën e deritanishme, çdo seancë plenare ka përfshirë interpelanca, në përputhje me kërkesat e deputetëve dhe rregulloren e Kuvendit.

Ajo nënvizoi se kjo çështje është diskutuar më herët dhe konsiderohet e ezauruar edhe në Konferencën e Kryetarëve, duke garantuar se e drejta e deputetëve apo grupeve parlamentare për të kërkuar interpelanca apo seanca pyetje-përgjigje me ministrat respektohet plotësisht.

Sipas ministres, të gjitha kërkesat që janë në përputhje me procedurat do të merren në shqyrtim dhe do të zhvillohen, në koordinim me ministrat përkatës dhe në përputhje me angazhimet dhe axhendat e tyre.

Ismaili vlerësoi gjithashtu mirëkuptimin e treguar deri më tani nga deputetët në këtë proces, duke theksuar se për çdo kërkesë që nuk është konsideruar procedurialisht e rregullt, është kthyer përgjigje zyrtare përkatëse.

Ismaili garantoi se transparenca dhe respektimi i rregullave parlamentare do të vijojnë të jenë udhërrëfyese në zhvillimin e interpelancave në Kuvend.

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e çerekfinaleve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, shtatë ndeshje në program
Next Article Rritet fluksi i udhëtarëve në Qafë Thanë, çmimet më të ulëta nxisin vizitat ditore në Strugë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?