Shkup, 20 maj – Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike si mysafir në Click Plus në TV21 tha se Fronti Europian ka humbur dhe se fituese e zgjedhjeve është VMRO-DPMNE-ja. Këtë deklaratë Mexhiti e tha pasi kujtoi deklaratën e krerëve të Frontit Europian kur thanë se se garojnë në superligë me partitë maqedonase – VMRO-DPMNE-në e LSDM-në.
“Momentin kur u desht të ballafaqohet VLEN me BDI, pas thirrjes së Ahmetit, ai për herë të parë iku, e la konceptin etnik dhe doli në konceptin multietnik. Unë them se është legjitime, por në momentin kur ke dal në konceptin multietnik dhe kur deklaron se ti garon në superligë, garon me VMRO DPMNE dhe LSDM, atëherë e pret përfundimin e rezultateve. Përfundimi i rezultateve është që VMRO ka fitu, dhe ti që ke garu me VMRO ke humb dhe shkon në opozitë. Tash kur nuk i kovenon kjo, Osmani e Ahmeti mundohen të kthehen te kampi etnik. E këtu ka problem se kur është bë marrëveshja e majit në 2007 unë kam qenë në grupin me të cilin kam biseduar me VMRO DPMNE dhe kemi ardh deri te marrëveshja e majit, që është fituesi shqiptare me fituesin maqedon. Dhe në momentin që ke bo koalicion multietnk dhe thirresh në votat ë gjitha atyre nuk mund të jesh fitues shqiptar”, tha Mexhiti.
Derisa Fronti Europian ankohet për rivotimin e së mërkurës dhe derisa kritikojnë VLEN-in se nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar shqiptarët, Izet Mexhiti iu përgjigjet me një thënie.
“Ka një thënie, ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë. Por mirë është që të gjejnë faktorët për humbjen, mirë është të reformohen e më pak të kërcënohen sepse i bëjnë keq vetvetes askujt tjetër”, u shpreh Mexhiti.
Ai foli edhe për marrëveshjen e majit të vitit 2007, me çka tha se ajo marrëveshje parasheh që qeveri të formojnë fituesi në kampin maqedonas me fituesin në kampin shqiptare, s sipas tij BDI iku nga koncepti etnik dhe kaloi në konceptin multietnik, dhe nuk është më pjese e kampit shqiptar.
“Momentin kur u desht të ballafaqohet VLEN me BDI, pas thirrjes së Ahmetit, ai për herë të parë iku, e la konceptin etnik dhe doli në konceptin multietnik. Unë them se është legjitime, por në momentin kur ke dal në konceptin multietnik dhe kur deklaron se ti garon në superligë, garon me VMRO DPMNE dhe LSDM, atëherë e pret përfundimin e rezultateve. Përfundimi i rezultateve është që VMRO ka fitu, dhe ti që ke garu me VMRO ke humb dhe shkon në opozitë. Tash kur nuk i kovenon kjo, Osmani e Ahmeti mundohen të kthehen te kampi etnik. E këtu ka problem se kur është bë marrëveshja e majit në 2007 unë kam qenë në grupin me të cilin kam biseduar me VMRO DPMNE dhe kemi ardh deri te marrëveshja e majit, që është fituesi shqiptare me fituesin maqedon. Dhe në momentin që ke bo koalicion multietnk dhe thirresh në votat ë gjitha atyre nuk mund të jesh fitues shqiptar”, theksoi Mexhiti.
Sipas Mexhitit fitues absolut në kampin shqiptar është VLEN, sepse fitoi 107 mijë vota, duke shtuar se në Maqedoni nuk ka më shumë se 200 mijë vota shqiptare për shkak të migrimit.
Duke komentuar deklaratën e Bilall Kasamit reaguar Ali Ahmetit ku e akuzon se synon të nxisë konflikt ndëretnike.
Nuk vazhdoi me retorikën e njëjtë, por shtoi se situata aktuale do të shpërfaqet në kutitë e votimit siç ndodhi më 24 prill dhe më 8 maj.
“Siç kanë votuar më 24 prill, siç kanë votuar më 8 maj uroj që fillimisht të jetë qetë, të ketë dalje masovike dhe qytetarët janë ata që do të vendosin se kush do të bëhet deputet, Adnani apo ajo e PDSh-së”, nënvizoi Mexhiti.
Unë betejën e kam filluar me Merita Koxhaxhikun dhe me dy deputetë të tjerë, mandej janë bashkëngjitur Blerim Bexheti dhe të tjerët.
Kështu është shprehur Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike në ClickPlus pasi është pyetur për deklaratën e tij të thënë kohë më parë në Saraj, ku thotë për kryetarin e komunës, pjesëtar të BDI-së, Blerim Bexhetin se e ka “lënë në lloç” si pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.
“Unë mbeta vetë. Kanë menduar se nëse mbetem vet do të dorëzohem. Mirëpo, unë nuk isha vetë. Nuk kanë qenë aty vetëm eksponentët e caktuar.. Aty ishte Merita (Koxhaxhiku), ishte Visari (Ganiu), ishin strukturat në Gostivar, në Saraj… U ula me ata dhe e bisedova. Thash kemi dy opsione – të kthehemi mbrapa, por kjo nuk bëhej ose e lëmë krejt dhe vazhdojmë jetën private, jashtë politikës”, tha Mexhiti.
Më tej, ai kujtoi edhe shkarkimet që u bënë për bashkëmendimtarët e tij.
“Për shkak të bindjes, lanë pozitën e zëvendësministrit, drejtorit vetëm për të mos u kthyer prapa për shkak të bindjes. Mendoj se është e butë të them se më ka lënë në lloç. Mirëpo ata e kanë bërë zgjedhjet e tyre. Jem këtu ku jemi tani”.
“Ali Ahmeti na tha publikisht – “e kam zgjedh Artanin, nuk e jap Artanin”. Filloi t’i shkarkojë të gjithë ata që menduan ndryshe, edhe ata që ishin afër nesh… Po deklarata ishte “mos e djeg jorganin për një plesht”.
Tha se gjendja në të cilën është BDI-ja për momentin, është rezultat i asaj se lideri i integristëve e la partinë në duar të Artan Grubit.
“Mua më vjen keq se në çfarë derexhe solli BDI-në Artan Grubi. E la në duar të Artanit dhe me mendtë e Artanit erdhi në këtë derexhe. Mu më vjen keq që e sollën në këtë derexhe pas gjithë asaj periudhe”, Mexhiti.
“Edhe pak i është dashur që ta shndërrojë BDI-në në shoqëri kulturore, me estradë muzikore apo sportive duke luajtur basketboll në zyre duke dërguar këto porosi të estradës me efridolla… Prej atij pres gjithçka. Artani dhe gjithçka është e mundur. Ne kemi bërë apel që të mos bien pre e provokimit. Budallakitë e Artan Grubit kanë sjell rezultatin në Çair dhe Shkup”, shtoi Mexhiti më tej.
“Ishim mes gruevskit dhe zaevit. Se krejt kemi qenë në tabore. Unë e kam udhëhequr taborin për mu nda prej Gruevskit dhe për me ba një fillim të ri të BDI-së dhe nuk i bi pishman se kjo ka qenë vendimtare për të ndryshuar emrin. edhe atëherë Blerimi ka qenë me Gruevskin unë kam qenë me Zaevin. Edhe sot me më pyet se për cilin vendos mes këtyre dyve – unë them vendosi për Zaevin me bindjen se është më e mira për këtë shtet dhe për shqiptarët”, tha Mexhiti.
Duke ndaluar te pikëpamjet e Bexhetit, ai deklaroi diçka të pa dëgjuar më parë. Mexhiti tha se telegrami i tretë që raportohej në media që e ka dërguar ish kryeministri, tani në Hungari, Nikolla Gruevski ka qenë për kryetarin e Sarajit nga radhët e BDI-së, Blerim Bexhetin.
Sipas Mexhiti, Frontin Europian e dërgoi në opozitë, ndërkaq koalicionit opozitar VLEN i tha – “ja ku e keni shansin”.
“Votuesi ka dalë tani në piedestal. Ata i ka dënuar dhe i ka çuar në opozitë kurse ne na thanë – ja ku e keni shansin – nëse punoni, mirë, nëse nuk punoni do ta merrni dënimin sikur këta (Fronti Europian)”, vlerësoi Mexhiti.
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Click Plus duke komentuar rezultatin në Çair të BDI-së – Frontit Europian, ka dërguar edhe një porosi për “shokët e tij të vjetër”, pjesë të BDI-së.
“Shokët e vjetër ndoshta nuk e kanë ditur këtë, por nuk na kanë bërë dëm ne. Dëm i kanë bërë vetes dhe janë koritur keq”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se procesi i rivotimit dhe procesi i negociatave për formimin e Qeverisë, mund të sjell deri të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë Fronti Europian dhe VLEN.
Ai e sqaron se si mund të ndodh kjo.
“BDI tani po ballafaqohet me një realitet të ri. E ka rëndë ta gëlltisë këtë realitet. Mendoj se duhet të presim të përfundojë procesi zgjedhor dhe nëse përfundon procesi zgjedhor sipas parashikimeve mund të vjen deri te rezultati 17 – 14. Ne kemi bisedime. Mundet që ky 14 të bëhet edhe 15 para formimit të Qeverisë dhe do të del rezultati 17 – 15. Kur hiqen dy deputetë turq, do të ballafaqohen 15-15 deputetë shqiptarë. Nuk mund të thirren më as në parimin e badenterit, as parim të shumicës së deputetëve shqiptarë, për votat elaborova që ne jemi fituesit”, tha Mexhiti.