Shkup, 1 gusht – Kur filloi betejën për reforma të brendshme partiake të gjithë e akuzuan se e ka për inate personale, kur përfundoi beteja e brendshme me përjashtimin e tij dhe grupacionit që mendonin si ai shumica u tallën që do të përfundojë mos më keq se sa ishte përbrenda BDI-së. Kishte mendime se pas figurës së Izet Mexhitit qëndronte emblema e BDI-së, duke u nisur nga kjo aludohej që po u përjashtua nga BDI figura e Izet Mexhitit do të shuhet në tërësi. Por, ndodhi e kundërta nga ajo prisni eksponent të caktuar Mexhiti pasi u përjashtua nga partia rezultoi me një rritje të hovshme të shpejt dhe të pa kontrollueshme, shkruan Zhurnal.
Izet Mexhiti nga Kosova konfirmon legjitimitetin e VLEN-it, BDI pjesë e një koalicioni multietnik –
Zëvendës Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhit ka sqaruar opininon kosovar rreth legjitimitetit të koalicionit shqiptar VLEN në qeverinë aktuale.
Në emisionin “Pressing” në T7 ai tha se, VLEN-i ka legjitimitetin e plotë, për faktin se Fronti Opozitar është një kualicion multietnik.
“Koalicioni VLEN është koalicion i pastër shqiptar, ndërsa Fronti Evropian është koalicion i 9 partive dhe katër komuniteteve. Dallimi është bërë me votat e komunitetit turk, romë, boshnjak dhe të tjerë, që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Prej se është themeluar BDI asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje si koalicion, por si subjekt në vete. Pra, bëhet fjalë për një koalicion multietnik dhe nuk mund të bëhet paralele mes 18 deputetëve të Frontit Evropian dhe 14 të koalicioni VLEN. Kur i heqim votat e komuniteteve, me shumë përgjegjësi e them se VLEN është fitues apsolut në kampin shqiptar. Vota aktive shqiptare janë diku 170 mijë, dhe nga këto koalicioni jonë shqiptar ka marrë 107 mijë. Kjo është hera e parë në Maqedoninë e Veriut që opozita shqiptare ta tejkaloj numrin mbi 100 mijë vota”, është shprehur Mexhiti.
Nga ky sqarim e tutje nuk duhet të hapet më tema e legjitimitet fare sepse është e thënë shkurt dhe qartë në mënyrë precize e decide vuloset fuqia e popullit e dhënë për VLEN-in. Në fakt, populli shqiptarë kanë vepruar mirë pasi përmes këtij veprimi u kanë dhënë mundësi edhe VLEN-it t’i shohin përparësitë e mangësitë e tyre në qeverisje.
Legjitimiteti ishte mënyra e fundit përmes të cilës BDI u përshëndet me pushtetin, por edhe kjo nuk i rezultoi suksesshëm pasi nga VLEN argumentuan qartë dhe mirë që janë bartës të votës shqiptare me çka me automatizëm janë legjitim të përfaqësojnë shqiptarët në ekzekutiv.
Ahmetin e rrëzoi vota shqiptare sepse e konsumoi koha –
Izet Mexhiti ai për të cilin shumë eskponentë të BDI-së besonin se do të dështojë e do të zhduket nga skena politike është rikthyer fuqishëm e nga Kosova ka sqaruar se BDI-në e rrëzoi vota shqiptare, sepse ky subjekt politik ishte konsumuar për më shumë se 20 vite.
“Ali Ahmeti nuk e kemi rrëzuar ne, atë e rrëzoi vota qytetarit shqiptar. Hiç të mos ketë faj, politika nuk harxhon dru as rrymë, harxhon njerëz. Për 20 vite në qeveri një ditë harxhohesh. Nëse ka një politik që e dallon VLEN-in ka politikat e kaluara, ajo është se në kaluarën liderët nuk kanë marrë pjesë në ekzekutiv dhe ndodhnin gjërat e mira ata i merrnin si meritë e tyre, kur ndodhnin gabime e paguante ekzekutivi. Në këtë mënyrë nuk ka humbur rejtigun i liderit, por ka humbur qytetari shqiptar”, është shprehur Mexhiti.
Përmes kësaj Mexhiti ka përçuar mesazh që atë që nuk guxoi ta bënte Ahmeti e bëri Mexhiti, pra me çdo kusht i ka ikur përgjegjësisë për të qenë bartës të funksioneve të caktuara. Nëse dikush thotë që Mexhiti e ka shkollën e BDI-së, kjo nuk mban pasi po ta ketë pasur mësimin e Ahmetit do të ikte nga përgjegjësia për të qenë bartës funksioni.
Lëvizja Demokratike akoma pa i bërë një vit nga themelimi shënon rritje të hovshme –
Izet Mexhiti ideatori i ndryshimit përbrenda BDI-së përfundoi në themelimin e partisë së tij. Ai u përjashtua nga BDI sepse në atë parti nuk e duronin dot frymën e kërkesën për ndryshim u shkonin. Në fillim këtë idenë e reformave të brendshme e nisi bashkë me miqt e tij, një pjesë e të cilëve e lanë në gjysmë të rrugëtimit, e njëri prej tyre iu rikthye sërish pasi fitoi Mexhiti.
Kjo nënkupton që vendosmëria e Mexhitit për ta bërë ndryshimin në kampin shqiptarë nuk përfundoi me përjashtimin e tij prej partisë, pikërisht këtu filloi. Ai themeloi partinë të cilës po i prinë vetë ai, Lëvizjen Demokratike, e cila akoma pa i bërë një vit është bërë dera kryesore në të cilën po trokasin njerëzit e dëshpëruar nga partitë ku kanë qenë aktiv, njerëzit të cilët kanë qenë të pa përcaktuar në ndonjë parti e shumë të tjerë.
Aderime pa numër, anëtarësime të shumta, numër i madh të rinjve të gjithë janë rreshtuar pas Izet Mexhitit, sepse besuan fuqishëm në idenë e tij që jetësoi shumë shpejt në praktik. E kjo ndodhi përshkak se Mexhiti nuk u dorëzua dhe në ndihmë të tij i dolën ata që atij i besuan dhe në fund rezultoi se nuk u dëshpëruan. Përkundrazi, ata që nuk i besuan në fillim tani kanë filluar t’i bashkangjiten në vazhdim. /Zhurnal.mk