By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: James Van Der Beek ndan lajme pozitive për luftën e tij kundër kancerit: Ndihem mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > James Van Der Beek ndan lajme pozitive për luftën e tij kundër kancerit: Ndihem mirë
Showbizz

James Van Der Beek ndan lajme pozitive për luftën e tij kundër kancerit: Ndihem mirë

admin
Last updated: 04/12/2024 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pasi së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri, aktori James Van Der Beek, tani ka njoftuar disa lajme pozitive.

Në një deklaratë për mediat amerikane, James Van Der Beek ka treguar se ndihet mirë dhe se rikuperimi i tij po përparon.

Më herët, artisti ka deklaruar se është në fazën e tretë të kancerit të zorrës së trashë.

James Van Der Beek

“Ndihem mirë. Ndihem mirë, ndihem i fortë. Jam në rrugën e duhur”, deklaroi ai.

Pavarësisht problemeve të tij shëndetësore, aktori do t’i bashkohet Bruno Toniolit, Chris Jones, Anthony Anderson, Tyler Posey dhe Taye Diggs në një speciale dy-orëshe për ndërgjegjësimin e kancerit të quajtur “The Real Full Monty”.

Van Der Beek më herët ka treguar për mediat se ka mbështetjen e familjes së tij gjatë trajtimit.

James Van Der Beek

“Unë kam kancer të zorrës së trashë. Unë jam duke u marrë me këtë diagnozë privatisht dhe me mbështetjen e familjes time po ndërmarr hapa për ta zgjidhur atë. Kam arsye të jem optimist dhe të ndihem mirë”, kanë qenë fjalët e aktorit.

Meqë ra fjala, aktori është i martuar me Kimberly Brook që nga viti 2010 dhe së bashku kanë gjashtë fëmijë.

Rolin e parë e luajti në vitin 1993 në një episod të serialit “Clarissa Explains It All”, por u bë i famshëm me rolin e tij në serialin “Dawson’s Creek”, ku luante adoleshentin Dawson Leery. Seriali gjithashtu nisi karrierën e Michelle Williams, Katie Holmes dhe Joshua Jackson.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona
Next Article Vodhi 16 biznese, arrestohet 32-vjeçari përdorues i kokainës në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?