By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janë parashtruar nisma për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janë parashtruar nisma për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska
Maqedoni

Janë parashtruar nisma për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska

admin
Last updated: 23/07/2025 15:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Deputeti i Të Majtës, Boris Kërmov ka paraqitur nismël për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

Deputetja Jovana Mojsoska sqaroi sot se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, në nenin 14, përcakton shprehimisht se kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit mund të shkarkohet nëse kushtet e nenit 11 të të njëjtit ligj kanë pushuar së zbatuari.

“Neni 11 përmban kushtet që duhet të përmbushë kryetarja e antikorrupsionit për t’u bërë kryetare e KSHPK-së. Ndër kushtet në nenin 11 është se asaj nuk duhet t’i ndalohet ushtrimi i profesionit. Në këtë moment, kryetares së Komisionit, Tatjana Dimitrovska, i është ndaluar ushtrimi i profesionit, ajo nuk ka qenë në punë për më shumë se dy muaj dhe këtu e gjejmë bazën ligjore në këtë rast, për të paraqitur nismën tonë në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve”, shpjegoi Mojsoska.

Nga KSHPK dhje njoftuan se vendimi për ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Siç theksohet në kumtesën e sotme nga KSHPK-ja, dhënia e dorëheqjes si akt moral është vendim dhe e drejtë e vet kryetares së Komisionit.

“Duke marrë parasysh se në këtë rast konkret bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, Komisioni shtetëror po punon dhe do të vazhdojë të punojë dhe të ushtrojë kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, thonë nga KSHPK.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 18 korrik të këtij viti, ngriti aktakuzë kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se në periudhën nga maji deri në dhjetor të vitit 2024, nga një person i paftuar, i akuzuar për lëndën “Aditiv”, i ka mundësuar në dispozicion të dhëna të cilat konsiderohen për sekret zyrtar. Njëkohësisht, Dimitrovska akuzohet dhe për marrjen e paligjshme të çertifikatës për informata të klasifikuara. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në thirrjen publike për angazhimin e personave për ballafaqim me zjarret janë paraqitur më pak se 500 kandidatë, rreth 50 në Shkup
Next Article Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?