By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janë vërtetuar parregullsi tek 11 persona juridikë dhe 10 fizikë, që kryejnë transport të udhëtarëve dhe mallrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janë vërtetuar parregullsi tek 11 persona juridikë dhe 10 fizikë, që kryejnë transport të udhëtarëve dhe mallrave
Maqedoni

Janë vërtetuar parregullsi tek 11 persona juridikë dhe 10 fizikë, që kryejnë transport të udhëtarëve dhe mallrave

admin
Last updated: 23/03/2025 16:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Nga 138 kontrolle për transportin e udhëtarëve dhe mallrave të kryera nga inspektorët e komunikacionit rrugor në tri ditët kaluara, tek 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Ministria e Transportit – Inspektorati Shtetëror i Transportit sot informoi se inspektimet janë kryer në përputhje me Planin aksional të tyre dhe se për parregullsitë e konstatuara do të njoftohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, për veprime të mëtejshme.

Inspektorati ka shpallur 11 personat juridikë për të cilët janë konstatuar parregullsi dhe për të cilët janë shqiptuar gjoba: Durmo turs nga Gostivari; Deni interneshënël nga Ilindeni; Suis mak aligega nga Gostivari; Zaem promet – kompani nga Saraji; Slovin Biljana nga Ohri; Bis nga Ohri; Peshter SHPK nga Çairi, Dimitrioski nga Gazi Baba; Hisari-GD nga Dibra; Inkom biznes nga Kumanova dhe Palas eksport – import nga Gostivari.

Përveç këtyre 11 personave juridikë, parregullsi janë konstatuar edhe te 10 persona fizikë që kryejnë veprimtari transporti të udhëtarëve dhe mallrave.

Ministria e Transportit – Inspektorati Shtetëror i Transportit bën me dije se në përputhje me Planin aksional të miratuar për Mbikëqyrjen inspektuese të transportit të udhëtarëve dhe mallrave, duke filluar nga nesër, inspektorët do të kryejnë kontrolle inspektuese intensive ditore në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, kontrollimin e dokumenteve (licencat, certifikatat e licencave, lejet, certifikatat për kompetencë profesionale të shoferëve, tahografë), mbikëqyrje e sigurisë në qarkullimin dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfundojnë shtatë ditë zie për tragjedinë në Koçani, Azizi: Qeveria është e vendosur ta zbardh të vërtetën
Next Article Kontroll aksioni në Tetovë dhe Gostivar, janë kontrolluar 16 objekte hotelierike, tre janë mbyllur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?