By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor
Maqedoni

Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

admin
Last updated: 24/02/2026 13:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Qeveria dhe komuniteti i biznesit, në fushën e arsimit, kanë përkushtim të përbashkët për krijimin e brezave që jo vetëm posedojnë njohuri, por edhe mund t’i zbatojnë ato, të rinj kreativë dhe përgjegjës që janë të përgatitur për sfidat e tregut modern të punës. Ky është themeli mbi të cilin po ndërtojmë sistemin e arsimit dual, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në aktivitetin promovues ku u diskutuan rezultatet dhe progresi i konceptit të arsimit dual, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

“Është fakt që arsimi profesional dual është modeli ynë i suksesshëm arsimor, të cilin e kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve të fundit dhe po jep rezultate të shkëlqyera. Këto maten me numrin gjithnjë në rritje të nxënësve që e zgjedhin atë, si dhe me rritjen e vazhdueshme të kompanive që përfshihen, gjë që është e kuptueshme, sepse është mënyra më e mirë për të marrë staf të ri që ata vetë e kanë trajnuar”, deklaroi Janevska.

Numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2025/2026 është 65,858, prej të cilëve 43,187 janë në arsimin profesional, dhe 21,640 në arsimin e mesëm – gjimnaz përafërsisht 70% e nxënësve janë regjistruar në arsimin profesional. Nga numri i nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, 13,371 janë regjistruar në arsimin dual, ose përafërsisht 30% e të gjithëve të regjistruar në arsimin profesional.

Ministrja në fjalimin e saj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka partneritet të shkëlqyer me odat ekonomike, agjencitë zhvillimore gjermane dhe zvicerane, Suedinë dhe Austrinë, si dhe me komunat, në krijimin e politikës së regjistrimit sipas nevojave reale të tregut të punës, për avancimin dhe promovimin e arsimit dual.

“Edhe në konkursin e ri për regjistrim në arsimin e mesëm, për vitin shkollor 2026/2027, fokusi do të jetë në arsimin dual, ndërsa drejtimet ekzistues dhe drejtimet e reja do t’i përshtatim në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe kompanitë”, tha Janevska, duke shtuar se pret që i njëjti sukses të përsëritet edhe në arsimin e lartë me studimet profesionale. Komuniteti akademik, potencoi ministrja, është i gatshëm të vendosë programe studimi që do të jenë vazhdim i arsimit dual të mesëm, si dhe studime ndërdisiplinore me universitete të huaja, shkëmbim studentësh dhe projekte të përbashkëta.

“Pas gjithë kësaj që po them, qëndron vendosmëria e Qeverisë dhe vendosmëria ime personale për t’iu ndihmuar të rinjve që të marrin arsim cilësor dhe të përfundojë koha kur ne i shihnim ata vetëm si potencial që nuk arrinim ta shfrytëzonim këtu, në vend”, shtoi Janevska.

Deri më tani, rreth 700 kompani kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me shkollat e mesme profesionale, përkatësisht ato paraqiten si punëdhënës ku zbatohet arsimi dhe trajnimi praktik. Nga gjithsej 76 shkolla ku zbatohet arsimi profesional, në 67 shkolla të mesme janë formuar paralele duale.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pentagoni dhe xAI i Musk arrijnë marrëveshje për të përdorur “Grok”-un në sistemet e klasifikuara
Next Article Pesë milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe komunitetet rurale në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?