By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: inteligjenca artificiale nuk është më koncept futuristik, do të futet në etapa në programet mësimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: inteligjenca artificiale nuk është më koncept futuristik, do të futet në etapa në programet mësimore
Maqedoni

Janevska: inteligjenca artificiale nuk është më koncept futuristik, do të futet në etapa në programet mësimore

admin
Last updated: 29/10/2024 14:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Inteligjenca artificiale nuk trajtohet më si  koncept futuristik, por është realitet dhe ka zbatim  të gjërë në përditshmëri. Ne planifikojmë futjen e saj në etapa në programet mësimore,  ky është detyrim i yni me qëllim që të rinjtë përmes procesit formal të arsimit të njihen me përfitimet, por edhe me sfidat e përdorimit të saj.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës në debatin me titull “ A kemi ne kapacitet kombëtar për përshtatje të shpejtë të fuqisë punëtore ndaj sfidave të cilat i mbart inteligjenca artificiale?”, organizuar në kuadër të konferencës së 19-të vjetore të MASIT – Dhoma e Tregtisë për Teknologjitë e informatikës dhe komunikimit e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup

“Inteligjenca artificiale ka potencial të madh në fushën e arsimit. Ajo gjithashtu  mund të revolucionarizojë mënyrën se si mësohet dhe ligjërohet. Ajo mund të personalizojë arsimin, duke përshtatur përmbajtjen me nevojat individuale të secilit nxënës dhe stilet e të mësuarit. Kjo mund të shpie deri në rezultate më të mira mësimore”, tha Janevska, duke theksuar se është duke folur për inteligjencën artificiale e cila është në pajtueshmëri me parimet dhe normat etike dhe morale.

Duke u shprehur për digjitalizimin e arsimit, ministrja tha se procesi tanimë ka filluar në të cilin vendi është prapa vendeve të BE-së ndërsa përpara në krahasim me vendet e rajonit. Gjithashtu ministrja theksoi se ministria është e fokusuar në dy aspekte – digjitalizimin e mësimdhënies dhe digjitalizimin e shërbimeve arsimore.

“Digjitalizim i mësimdhënies nënkupton pajisjen e shkollave me rrjet cilësor infrastrukturor të IT-së dhe pajisje  të IT-së, sigurimin e mjeteve dhe platformave dixhitale, teksteve shkollore të digjitalizuara dhe të njëjta. Nga ana tjetër, tanimë ofrojmë shërbime digjitale për realizimin e disa të drejtave – regjistrim në klasën e parë dhe vitin e parë të arsimit të mesëm, aplikim për bursa, për akomodim në shkolla dhe konvikte për student, për racione të subvencionuara etj. “Në fazë të avancuar është edhe dixhitalizimi i shërbimeve të disa fakulteteve”,  u shpreh Janevska.

Ajo theksoi se vendi udhëhiqet sipas dokumenteve kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare, të tillë si për shembull Plani i Veprimit për Arsimin Dixhital.

Fokusi periudhën në vazhdim  është vendosur edhe në masën e reformës për transformimin dixhital gjithëpërfshirës të arsimit, përmes së cilës është paraparë që deri në fund të vitit 2027 mbi 95% e mësimdhënësve të trajnohen në sferën e aftësive dixhitale”, shtoi ministrja.

Buxhetin të cilin do të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës vitin e ardhshëm do të jetë 40 40 miliardë denarë, e cili është më së shumti deri tani. Sipas Janevskës, kjo do të thotë edhe më shumë para për digjitalizim, si dhe për mbështetjen e punës së punonjësve shkencoro- hulumtues, të cilët në të ardhmen presin që të merren më shumë në inovacione në fushën e inteligjencës artificiale.

Në debatin, krahas ministres Janevska, morën pjesë edhe ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, kryetari dhe nënkryetarja  e MASIT-it – Ilija Gospodinov dhe Vesna Ivanoska, si dhe drejtori i aktivitetit të USAID-it për të rinjtë të cilët krijojnë mundësi aktive – Youth Actively Create Opportunities (YACO), Nebojsha Mojsoski.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KE-ja nesër do ta miratojë Pakon e raporteve për progresin në procesin e zgjerimit
Next Article Katerina Dimitrovska nga NJZ 1 në vendin e Marija Mitevës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?