By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska për konceptin e ri të arsimit të mesëm: Është normale të ketë reagime, nuk përjashtohet mundësia për ndryshime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Janevska për konceptin e ri të arsimit të mesëm: Është normale të ketë reagime, nuk përjashtohet mundësia për ndryshime
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Janevska për konceptin e ri të arsimit të mesëm: Është normale të ketë reagime, nuk përjashtohet mundësia për ndryshime

admin
Last updated: 02/02/2025 12:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në lidhje me reagimet për konceptin e arsimit të mesëm, thotë se qëllimi i konceptit të ri është është që në vendin e parë të vijnë afinitetet e nxënësve, ndërsa me këtë të arrihet edhe në sukses më të mirë në arsimin e Maqedonisë së Veriut.

” Arsyet për ndryshimin e konceptit të arsimit të mesëm, është që ai 24 vjet në Maqedoni nuk ka ndryshuar. E gjithë shoqëria pajtohet se nevojitet ndryshim dhe ne së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit kemi ofruar një koncept të propozuar për arsimin e ri të gjimnazit. Në këtë konceptim, në qendër vendoset nxënësi, afinitetet e tij ndaj lëndëve të caktuara ose ndaj fushave të caktuara, fusha që do të ngjallin interesin dhe dëshirën e tij për të mësuar. Dihet se, për fat të keq, nxënësit tanë nuk tregojnë rezultate të mira në testimet ndërkombëtare, por edhe ato të brendshme. Shpresojmë që me një koncept të tillë, nxënësit që tregojnë interes për lëndë të caktuara do të kenë sukses më të mirë, sepse me dëshirë do t’i zotërojnë njohuritë dhe aftësitë dhe kompetencat e atyre lëndëve”, tha ministrja në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Për Janevskën është normale që të ketë reagime sepse, siç thotë, çdo risi shkakton reagime të bujshme, por thekson se ky është një draft version që është vënë në debat publik dhe priten sugjerime nga fella e ekspertëve.

Nuk e përjashton mundësinë për ndryshime në koncept.

“Jemi në kontakt me Byronë për Arsim, e cila de fakto është organi ekspert për të krijuar dhe propozuar koncepte, kurrikula dhe programe. Nuk kemi pasur një takim serioz deri më tani, por do ta realizojmë. Në kontaktet fillestare, po, jemi të gatshëm të bëjmë disa ndryshime”, thekson Janevska.

Thotë se nuk hiqen lëndët Etika dhe Logjika dhe se ato janë pjesë e Filozofisë.

Shton se debati publik do të vazhdojë dhe se koncepti do të përpunohet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marketet me qarkullim pothuajse të përgjysmuar pas bojkotit të qytetarëve, Qeveria për nesër paralajmëron detaje nga kontrollet inspektuese
Next Article Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?