By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Po e shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm për vendosjen e studimeve duale te ne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Po e shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm për vendosjen e studimeve duale te ne
Maqedoni

Janevska: Po e shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm për vendosjen e studimeve duale te ne

admin
Last updated: 03/06/2025 13:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot realizoi takim me një grup prej 60 studentësh dhe profesorësh nga kampusi i Universitetit Shtetëror Dual Baden-Virtemberg në Manhajm,  të cilët janë në vizitë studimore në Maqedoni, ndërsa nikoqir është Fakulteti i Makinerisë në Shkup.  Në takim bëri të ditur MASH-i, janë shkëmbyer përvoja rreth zbatimit dhe efikasitetit të konceptit të arsimit dual.

Janevska theksoi se Maqedonia po e fut këtë koncept në shkollat e mesme profesionale, duke e përsosur dhe promovuar vazhdimisht atë dhe ka mbështetje të madhe nga kompanitë gjermane, të cilat me kënaqësi pranojnë të jenë partnerë të shkollave në edukimin praktik të nxënësve.

“Në periudhën e ardhshme, do të angazhohemi për futjen e modelit të arsimit dual në institucionet e arsimit të lartë. Kështuqë, përvoja në këtë universitet gjerman do të jetë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Pres që të marrim përsëri mbështetje nga kompanitë gjermane, në mënyrë që të realizojmë më lehtë qëllimin”, theksoi Janevska.

 

Nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup informojnë se tashmë kanë inicuar hapjen e një paraleleje duale sipas modelit gjerman, që përfaqëson studime 3-vjeçare me praktikë të detyrueshme për 3 semestra dhe po aq semestra mësimdhënie teorike. Gjithashtu po mendojmë për zhvillimin e një programi të përbashkët, ndërdisiplinor me Universitetin Shtetëror Dual të Baden- Virtemberg, i cili do të kombinojë njohuritë akademike dhe trajnimin praktik, me mundësinë e shkëmbimit të studentëve, projekteve të përbashkëta të mentoruara, si dhe krijimin e programeve të studimeve pasdiplomike ose programeve të shkurtra të specializuara me interes të ndërsjellë.

Universiteti Shtetëror Dual Baden- Virtemberg është një institucion kryesor gjerman për arsimin dual i cili ka nëntë kampuse që kombinojnë trajnimin në vendin e punës dhe studimet akademike, duke arritur një integrim të ngushtë të teorisë dhe praktikës. Universiteti u themelua në vitin 1974 dhe aktualisht ka mbi 35,000 studentë.Kampusi Mannheim-it është i dyti për nga madhësia ,me 6000 studentë me më shumë se 45 programe studimi dhe 2000 kompani partnere në procesin arsimor

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Çështja është si është marrë vendimi nga Gjykata që t’i kthehet dokumenti i udhëtimit Jahoskit, e jo pse MPB-ja ka vepruar konform vendimit gjyqësor
Next Article Visar Ganiu: Vazhdojmë me kositjen e barit në bllokun 3 të lagjes Fushë Topanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?